Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nëse Berisha nuk na dëgjon, përshkallëzojmë protestat
English

Rama: Nëse Berisha nuk na dëgjon, përshkallëzojmë protestat

Tiranë, 9 korrik, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke përshëndetur miratimin e rezolutës për Shqipërinë, e ka cilësuar atë si një këmbanë të fortë alarmi për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe hetimin dhe bërjen transparente të materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kryesocialisti Rama deklaroi se amendamentet e votuara të kësaj rezolute janë shumë të rëndësishme duke e vlerësuar dokumentin e rezolutës si një pasqyrë realiste të gjendjes në vend.

Sipas kreut të opozitës me një votim bipartizan, të së majtës dhe të djathtës evropiane, PE, ngriti për herë të parë zyrtarisht problemin e thellë të krizës politike, dhe duke iu referuar amendamenteve Rama theksoi se pikërisht “amendamenti i parë i votuar me shumicë të madhe në PE, ka nënvizuar se është koha për të gjetur zgjidhjen e krizës politike”.

Duke shprehur shqetësimin për gjendjen politike në vend, Edi Rama nënvizoi se “me votimin e djeshëm, PE miratoi një rezolutë, që vlen si një platformë e vërtetë, dhe ku nënvizohet fakti që zgjedhjet duhet të hetohen, dhe ka ardhur koha për të ngritur komisionin hetimor, që do hetojë materialet e votimit”.

Duke i vlerësuar amendamentet si një pjesë e kërkesave të përhershme të kësaj opozite, kryesocialisti Rama, duke iu referuar rezolutës, nënvizoi se ajo kërkon nga autoritetet në vend që të garantojnë një reformë në rregullore, si garanci për transparencën e parlamentit dhe kontrollin parlamentar mbi ekzekutivin.

Por, Rama vlerësoi këtu edhe përshëndetjen që të majtët dhe të djathtët evropianë i drejtojnë përpjekjeve të të dyja palëve, pozitës dhe opozitës, në procesin e liberalizimit të vizave.

“Këto katër amendamente të rezolutës së PE-së, përbëjnë një këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare, për parlamentin, i cili duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës politike, të ngrejë komisionin hetimor, me shumicën e opozitës, për hetimin e materialeve të votimit, një komision i drejtuar nga opozita”, shtoi Rama.

Rezoluta e PE sqaron tërë plagët e vendit dhe nuk mund të ketë këmbanë më të fortë alarmi se kjo rezolutë, se zgjidhja e krizës, ngritja e komisionit hetimor të drejtuar nga opozita, tha Rama nga selia rozë.

Edi Rama nënvizoi duke iu referuar rezolutës së miratuar së “është domosdoshmëri që autoritetet të bëjnë një reformë me konsensus, transparencë, ndaj përsëris apelin për qeverinë dhe kryeministrin, që të mos bëjë asnjë përpjekje për ta zvarritur procesin e transparencës, për të vonuar në kohë, pasi ne nuk tërhiqemi nga kauza jonë”.

Sipas Edi Ramës, propaganda e kryeministrit Berisha është krejt e kotë dhe madje e shthurur kundër transparencës së zgjedhjeve, duke perifrazuar këtu edhe insinuatën e mazhorancës “se opozita do të bojkotojë zgjedhjet”.

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi përpara gazetarëve se “ne nuk e kemi thënë që do të bojkotojmë zgjedhjet lokale. Ne do të jemi përballë në këto zgjedhje, të vendosur më shumë se kurrë që në Shqipëri të ketë zgjidhje të lira dhe të ndershme”.

“Ne nuk do lejojmë të ketë përsëritje të farsës së 28 qershori”, evidentoi Rama, ndaj theksoi ai, “Ne nuk do tërhiqemi. Dhe në rast se edhe kjo këmbanë alarmi e PE-së, nuk do të dëgjohet, atëherë protesta jonë do të njohë një fazë të re dhe një përshkallëzim të ri, që këtë herë kauza jonë për transparencë do të gjejë një mbështetje edhe më të gjerë jo vetëm në popull".

Rezoluta, evidentoi Rama, thekson fort se duhet çuar përpara procesi i integrimit, duke nisur që nga domosdoshmëria se shteti duhet të përmbushë kriterin e demokracisë funksionale, që më pas të ndiqet edhe nga çështjet e tjera, si domosdoshmëria e mospërsëritjes së të njëjtave zgjedhje në të ardhmen, që nënkupton domosdoshmërinë e një reforme për një sistem drejtësie të paanshëm, të pavarur.

Sipas Ramës, rezoluta vë theksin në përmbysjen e sistemit të pandëshkueshmërisë, ku theksohet si domosdoshmëri angazhimi i autoriteteve për realizimin e një reformë në drejtësi.

Por, rezoluta prek edhe çështjen delikate të medias, duke theksuar nevojën për media të pavarura. Ajo tha, lideri i opozitës, nuk lë mënjanë as klimën e rëndë të biznesit, më e rënda në rajon, rritjen e borxheve, papunësinë e lartë, korrupsionin.Vijon....

mit/NOA

KOMENTE