Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Vendet E Ballkanit Shqyrtojnë Një Angazhim Të Përbashkët Në Afganistan
English

Shënim - Vendet E Ballkanit Shqyrtojnë Një Angazhim Të Përbashkët Në Afganistan

DUBROVNIK, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Disa vende të Ballkanit po ekzaminojnë mundësinë për një angazhim të përbashkët në brendësi të forcave të NATO-s në Afganistan, (ISAF), deklaroi sot në Dubrovnik ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç. Krerët e diplomacisë së Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, që janë anëtar të Kartës së Adriatikut "po shqyrtojnë mundësinë'' për një angazhim të përbashkët (...) në Afganistan", deklaroi Jandrokoviç për gazetarët, gjatë një samiti ndërkombëtar në Dubrovnik. "Njëra nga alternativat do të jetë që Bosnja dhe Mali i Zi të dislokojnë grupe instruktorësh ushtarakë që do të bashkëpunojnë me instruktorët kroatë, aktualisht në Kabul dhe do të japin kontributin e tyre dhe mbështetjen për programet e formimit të forcave afgane", u shpreh Jandrokoviç. Kreu i diplomacisë kroate i bëri këto afirmime pas mbarimit të një takimi me homologët e tij të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, mori pjesë në takim në rolin e vëzhguesit. Pesë vendet ballkanike kanë nënshkruar në 2003 me SHBA-në Kartën e Adriatikut, qëllimi dhe synimi i secilës ishte thejshëzimi dhe lehtësimi i integrimit të vendeve në Aleancës e Atlantikut të Veriut. Shqipëria dhe Kroacia janë anëtarësuar në NATO në vitin 2009, ndërkohë që Maqedonia po përparon ngadalë me kandidaturën e saj, për shkak të vetos së Greqisë lidhur me diferencat mes dy vendeve për emrin e ish-republikës jugosllave. Kjo mosmarrëveshje ka tendosur marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës që prej 20 vitesh. Mali i Zi dhe Bosnja janë anëtarë të Partneritetit për Paqe, program parapërgatitor për anëtarësim në NATO. Kroacia ka dërguar 320 trupa në Afganistan dhe kontribuon në forcat e ISAF-it që prej vitit 2003./ /i.p/
KOMENTE