Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Finalja Në Johanesburg, Fifa Paralajmëron Surpriza
English

Sport-Botëror/ Finalja Në Johanesburg, Fifa Paralajmëron Surpriza

TIRANË, 9 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/ - Organizatorët e Kupës së Botës kanë bërë të ditur se në stadiumin ku do të luhet finalja e 11 korrikut, do të jenë të pranishëm 23 kryetarë shtetesh. Gjithashtu, sipas organizatorëve, në "Soccer City" të Johanesburgut, mbrëmjen e 11 korrikut do të jenë të ftuar edhe 18 personalitete të larta botërore, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Për këtë arsye, qysh tani kanë filluar të aplikohen masa më të rrepta sigurie. Policia ka përforcuar radhët e saj në numër dhe deri në ditën e fundit të kampionatit botëror, do të përdoren edhe 4 mijë agjentë të tjerë shtesë. Ndërkohë që do të jetë anglezi Houard Uebb arbitri i finales së madhe të Johanesburgut mes Holandës dhe Spanjës. Lajmin e bën të ditur FIFA nëpërmjet një komunikate që vërteton kështu zërat e ditëve të fundit që e shikonin Ueb si emrin më të mundshëm për të drejtuar finalen e 11 Korrikut në "Soccer City". Asistentët e tij do jenë anglezët Darren Cann e Michael Mullarkey, ndërsa arbitër i katërt japonezi Yuichi Nishimura. Finalja për vendin e tretë, Uruguaj-Gjermani në "Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth" do drejtohet nga meksikani Benito Archundia./s.s./
KOMENTE