Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët e Tiranës: Topi dhe Berisha të mbrojnë territoret e kërcënuara shqiptare
English

Studentët e Tiranës: Topi dhe Berisha të mbrojnë territoret e kërcënuara shqiptare

Tiranë, 9 korrik 2010 NOA - Bazuar në incidentin e Gjilanit ku u arrestuan aktivistë paqësorë dhe duke evidentuar qëllimin e protestës kundër copëtimit të Gjilanit, studentët e Tiranës dolën sot me një deklaratë ku vlerësojnë se ngjarjet e sotme në Gjilan tregojnë edhe një herë se rendi policor i Kosovës, përfaqësuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vazhdon të dhunojë e të arrestojë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke synuar të shtypë rezistencën qytetare në Kosovë.

”Studentët e Tiranës kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar. Por ajo çka është më e rëndësishme, Studentët e Tiranës kërkojnë ndaljen e punimeve të këtij kuvendi komunal që kërkon të ndajë komunën e Gjilanit”, - thuhet në qëndrimin e shprehur nga Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës “Studim Kritikë Veprim”.

Sipas SKV, copëtimi i Gjilanit është në fakt copëtimi që paraprin copëtimin përfundimtar të Kosovës. Copëtim që ka marrë konsensusin e qeveritarëve të Kosovës, të Serbisë e të ndërkombëtarëve që qeverisin de fakto Kosovën, por që bie ndesh me interesat e popullit e që kundërshtohet nga ai.

Studentët e Tiranës shprehen kundër këtij copëtimi etnik që veçse i varfëron shqiptarët në territore dhe mundësi zhvillimi. ”Ne i bëjmë thirrje kryetarëve të shtetit shqiptar të veprojnë menjëherë kundër kësaj tkurrjeje territoriale të shqiptarëve”, - deklaron Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës “Studim Kritikë Veprim”.

Në këtë pikë vjen kërkesa: “Kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë të marrë përsipër përgjegjësitë që Kushtetuta e Shqipërisë i jep në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në mbrojtjen e bashkëkombësve tanë përtej kufirit”.

Më tej, Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës “Studim Kritikë Veprim” citon faktin se dje në një intervistë në RTSh, Kryeministri Sali Berisha u shpreh qartë për moslëshim territoresh shqiptare.

“I bëjmë thirrje atij që sot të mbrojë Kosovën e vullnetin e shqiptarëve të saj që përputhet plotësisht me vullnetin e shqiptarëve kudo në troje”, - shprehet SKV.

“Studentët e Tiranës, në bashkëveprim të plotë me bashkëkombasit tanë do të mbrojmë deri në fund komunën tonë të Gjilanit”, - përfundon deklarata e bërë nga Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës “Studim Kritikë Veprim”.

r.n/NOA

KOMENTE