Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Vendi Ka Nevojë Për Respektimin E Standardeve Politike
English

Topi: Vendi Ka Nevojë Për Respektimin E Standardeve Politike

TIRANË, 9 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Presidenti Bamir Topi apeloi sot nga Thethi për bashkëpunim dhe respektimin e standardeve politike nga nga forcat politike në vend. Duke iu përgjigjur interesimit mbi situatën politike në vend, Topi tha se "vendi ka nevojë t'i respektojë standardet politike në të gjitha pozicionet e mundshme qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita, të bashkëpunojnë, të mos mbajnë qëndrime unilaterale, sepse në fund fare janë njerëzit, është populli ai që i shikon, ai që i vrojton dhe ai i që e pëson". "Në kuptimin e vërtetë të fjalës, nëse partitë politike bashkëpunojnë, shoqëria është më e qetë, problemet janë më të zgjidhshme", theksoi Presidenti. Nisur nga momenti kur vijon klima e Kampionatit Botëror të Futbollit, kreu i Shtetit tha se "nuk besoj që ju shikoni lojtarë të standardit botërorë që luajnë me një këmbë. Pra, duhet të luash me të dyja këmbët, duhet të luash me të dyja këmbët që të kesh shanse për të shënuar". Referuar zgjedhjeve lokale, duke iu përgjigjur interesimit mbi ndërmarrjen e masave për rinisje të dialogut mes dy forcave politike, zoti Topi tha se "forcat politike kanë një tendencë për të bashkëpunuar përtej debatit. Ajo që i takon Presidentit është që, duke ndjekur me rigorozitet detyrimet kushtetuese dhe të drejtat kushtetuese, të shpallë datën e zgjedhjeve administrative, apo zgjedhjeve vendore në momentin kur ai ka detyrimin për ta bërë. E unë besoj që kjo është projektuar në pranverën e vitit që vjen"./n.m/
KOMENTE