English

Gjiri I Meksikës - Bp Do Të Vendosë Një "Tapë" Të Re

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ - Kompania britanike e naftës, BP, do të tentojë sërish gjatë fundjavës të instalojë një "tapë" të re që duhet të izolojë naftën që rrjedh nga fundi i detit në Gjirin e Meksikës, konfirmon ish-admirali i Rojës Bregdetare, Thad Allen, drejtuesi i operacioneve i caktuar nga Uashingtoni. Tapa e re, që duhet të funksionojë nga e hëna, do të ketë një kapacitet më të lartë izolimi se sa ajo që është vendosur më parë. Sot robotët do të heqin tapën e vjetër. /e.v/
KOMENTE