Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Google bën “paqe” me Kinën, i rinovohet licenca e aktivitetit
English

Google bën “paqe” me Kinën, i rinovohet licenca e aktivitetit

Pekin, 10 Korrik, NOA – Pas kundërvënieve dhe konflikteve që patën muajt e fundit, duket se kompania amerikane Google, e kërkimeve në internet, dhe qeveri e Pekinit, kanë bërë “paqe” me njëra-tjetrën.

Lajmi u konfirmua nga mediat, të cilat konfirmuan se Kina i ka rinovuar Google-s licencën e saj për të vepruar në këtë vend.

"Ne jemi të gëzuar që qeveria kineze e ka zgjeruar licencën tonë dhe jemi të ngazëllyer që do të vazhdojmë t’u ofrojmë përdoruesve tonë në Kinë motorin tonë të kërkimit si edhe shërbime të tjera të internetit”, tha David Drummond, përfaqësues ligjor i kompanisë Google.

Republika Popullore e Kinës, më e madhja në botë me 384 milionë përdorues të internetit, kishte vendosur në janar të ndalonte publikimin e faqes së internetit në Kinë, por duket se falë negociatave mes palëve, gjërat kanë ndryshuar.

n.e/NOA

KOMENTE