English

Ina Rama, gruaja që pengohet të luftojë korrupsionin

Kryeprokurorja Ina Rama u shndërrua nga personi, për të cilin kryeministri kishte thënë se “e gëzon besimin e gjithë spektrit parlamentar” në njeriun e akuzuar se “ishte mjet i opozitës”

Nga Garret Tankosic – Kelly*

English Version Below

Prokurorja e parë femër e Shqipërisë ka të arritura që sistemin juridik irlandez e turpëron. Në satirën politike “Qeni shakaxhi”, roli i fiksuesit politik, Robert de Niro, sugjeron një plan të fillimit të luftës me Shqipërinë, për ta shmangur kujdesin ndaj një indiskreti presidencial amerikan, mbi bazën e asaj që askush nuk di asgjë për Shqipërinë. Si një vend i vogël i Ballkanit, me një histori krenare, por komplekse, me gjasë, e vetmja gjë që u shkakton neveri shqiptarëve më tepër se anonimiteti, është klisheja e referimit ndaj tyre si kriminelë gjenetikë. Sipas organizatës “Transparency International”, Shqipëria është njëri nga vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor. Derisa pritni takimin me prokuroren e përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama, e para femër në këtë post, ju keni një përshtypje të veçantë nga sasia e jashtëzakonshme e interesimit të mediave për të - ju duket se ju do të takoni një person, që mund ta shkatërrojë atë stereotipin negativ për shqiptarët. Arritjet e saj flasin vetë: Dy paraardhës të saj janë akuzuar dhe larguar nga zyra për marrje të ryshfetit dhe kërkesa për marrjen e imunitetit të dy ministrave aktualë, me qëllim që të akuzohen. Rasti i parë i imunitetit ka të bëjë me keqmenaxhimin e 120 milionë eurove të fondeve shtetërore në tenderimin e rrugës për në Kosovë. Rasti tjetër i profilit të lartë përfshin eksplodimin masiv në depon e municionit afër kryeqytetit Tirana, me ç’rast u vranë fëmijët që ishin të punësuar ilegalisht aty. Ju mund të imagjinoni se drejtësia mund të mbizotërojë në Shqipëri, por nuk ndodhi kështu për faktin se të dyja rastet e profilit të lartë ministror janë refuzuar nga Gjykata Supreme për “shkaqe procedurale”. Rasti i fundit në kuptimin e tolerancës qeveritare ndaj prokurorit të saj të përgjithshëm, ndodhi kur Ina Rama ishte përpjekur ta ftojë biznesmenin nga Bosnja, Damir Fazlliç, për ta marrë në pyetje. Pavarësisht nga reputacioni i lidhjeve me “mafinë e energjisë” në rajon, prokurorët nuk ishin në gjendje ta zënë atë para se ai të largohej nga Shqipëria. Vetëm pas paraqitjes së pamjeve në televizion, në të cilat shefi i policisë ishte filmuar duke e përcjellë zotin Fazlliç në aeroplan, Ministria e Brendshme e pranoi se e kishte dërguar policinë, me qëllim që t’i parandalojë prokurorët për ta marrë në pyetje Fazlliçin. Po çfarë arsyetimi ishte dhënë nga ministri për pengimin e kërkesës së kryeprokurores për marrje në pyetje? Është thënë se kërkesa ishte jokushtetuese, sepse ishte bërë me telefon. Në debatin tjetër, opozita ka akuzuar anëtarët e afërt të familjes së kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për lehtësimin e shitjes së një kompanie me seli në Qipro. Kjo kompani, pronë e Damir Fazlliçit, nuk kishte pasuri, por ishte shitur për 1.75 milionë euro dhe kjo ka ngritur shqetësime për pastrim parash. Të gjithë që janë të përfshirë fuqishëm i kanë hedhur poshtë keqbërjet. Kryeministri publikisht e ka përshkruar Fazlliçin si “mik të dashur”. Kryeprokurorja Ina Rama u shndërrua nga personi, për të cilin kryeministri kishte thënë se “e gëzon besimin e gjithë spektrit parlamentar” në njeriun e akuzuar se “ishte mjet i opozitës”. E pyetur se si ky presion ndikon në familjen e saj, ajo tha se nëna e saj i mbledh të gjitha shkrimet në gazeta për të, por kur babai e pyet se si po ecën puna, ajo gjithmonë i thotë ”unë jam mirë”.

(*) Marrë nga “Irish Times”

Lexoni versionin anglisht – English Version

KOMENTE