Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kakavije: Shpërdori Detyrën, Shkb-Ja Ndalon Një Polic Kufitar Dhe Një Sekser
English

Kakavije: Shpërdori Detyrën, Shkb-Ja Ndalon Një Polic Kufitar Dhe Një Sekser

KAKAVIJE, 10 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/. - Abuzimi me detyrën ka çuar sot në prangat e Policisë së Gjirokastrës një punonjës të shërbimit kufitar në Kakavijes, ndërkohë që nën akuzën e "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", do të ndiqet një shtetas tjeter. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës arrestoi mëngjesin e së shtunës një punonjës të shërbimit kufitar në Kakavijes për "Shpërdorim detyre", si dhe një shtetas shqiptar me akuzën e "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur për ATSH-në, se "dy të akuzuarit vendosnin vulat hyrje në pasaportat e shtetasve shqiptare pa praninë e tyre, duke përfituar 3000 euro gjithsej". Sipas te njejtit burim, "të ndaluarit jane "Ermal Sheroku, 29 vjeç, lindur dhe banues Skarapar, si dhe punonjësi i shërbimit kufitar, Afrim Shenaj, 38 vjeç, lindur dhe banues në Fier". Sheroku kishte marrrë përsipër vulosjen e pasaportës të dy shtetasve nga Fieri, ndërsa punonjësi i policisë kufitare përfitonte shumat financiare, përkundrejt shpërdorimit të detyrës shtetërore. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 7 celularë, 4 pasaporta, si dhe automjeti tip "Citrohen" me targa greke NZK 5908", pohoi policia lokale. Ky është rasti i tretë gjatë këtij vitit që policia e Gjirokastrës, në jug të vendit, ndalon për shpërdorim detyre shtetas me funksion shtetëror. /m.sh//a.ke/
KOMENTE