English

Kosovë-Kroaci: Thaçi E Kosor Bisedojnë Për Intensifikimin E Marrëdhënieve Bilaterale

PRISHTINË, 10 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në diten e dytë të Samitit të Kroacisë "Evropa Juglindore në përballje me sfidat globale", që po zhvillohet në Dubrovnik, u takua me Kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për integrimet euroatlantike dhe nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit në këtë proces. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të qeverisë së Kosovës, Thaçi dhe Kosor kanë shprehur vullnetin për zhvillimin e marrëdhënive tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve. Gjatë punimeve të samitit të Dubrovnikut, Kryeministri Thaçi ka zhvilluar takime bilaterale edhe me homologët e tij, Kryeministrin slloven, Borut Pohor, atë bullgar, Bojko Borisov dhe me ministrin turk për Integrime Evropiane, në të cilat ka theksuar nevojën e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe vendeve përkatëse. Po ashtu, Thaçi ka theksuar nevojën e bashkëpunimit me këto vende në procesin e integrimeve evropiane. Në Samitin e Dubrovnikut merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni./s.s./
KOMENTE