Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Pahor Shpreh Interes Për Investimet Sllovene Në Shqipëri
English

Kryeministri Pahor Shpreh Interes Për Investimet Sllovene Në Shqipëri

- Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha në Dubrovnik- TIRANE, 10 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Berisha, në ditën e dytë të Samitit të Dubrovnikut, zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se kryeministri slloven shprehu gjatë takimit me z. Berisha dëshirën për të vizituar Shqipërinë brenda këtij viti, me qëllim për të parë mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve shumë të mira ekzistuese midis të dy vendeve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Pahor theksoi faktin se midis Sllovenisë dhe Shqipërisë nuk ekziston asnjë problem dypalësh. Ai u shpreh shumë i interesuar për investime sllovene në Shqipëri, duke vlerësuar lart pozitën gjeopolitike dhe ekonomike të saj në rajon. Kryeministri Berisha i shprehu homologut slloven kënaqësinë për realizimin në të ardhmen të kësaj vizite dhe gatishmërinë për të mbështetur investitorët sllovene në të gjitha fushat me interes dypalësh dhe e falënderoi për mbështetjen e Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin evropian. Në takim u bisedua edhe për çështje rajonale dhe rolin e të dy vendeve në rajon. Kryeministri Berisha theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së kufijve aktuale, si një parakusht për sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal në të ardhmen, në funksion të progresit të përbashkët drejt integrimit në BE, si një objektiv i të gjithë vendeve të rajonit./s.s./
KOMENTE