Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet ndeshja, Gjermania shpallet e treta e Botërorit 2010
English

Mbyllet ndeshja, Gjermania shpallet e treta e Botërorit 2010

Menjëherë pas shansit të humbur nga Forlan, mbyllet ndeshja Uruguaj-Gjermani me rezultatin 3 me 2 për gjermanët që dalin kështu për herë të katërt në vendin e tretë në Botërorët e Futbollit

Direkt, minutë pas minute/ Update 22.20 /Rid Bulku- Uruguaji ka rikthyer rezultatin e barabartë por tashmë 1-1 pasi arriti të shënojë në minutën e 27-të përmes Gabanit.

Gjermania kishte kaluar në avantazh në sajë të një goli spektakolar që shënoi Tomas Myler në minutën e 19-të.

Jemi në minutën e 34-t të pjesës së dytë dhe një shi i imët ka nisur duke krijuar vështirësi në lojën e dy skuadrave.

Pjesa e parë ka përfunduar pa ndryshim të rezultatit që vazhdon të jetë 1-1.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes mes Uruguajit dhe Gjermanisë ku rezultati është 1-1.

Në minutën e 47 një tjetër mundësi e Uruguajit duke rrezikuar portën gjermane por pa mundur të shënojë Forlan.

Është minuta e 51-të dhe Diego Forlan ka shënuar duke shtangut ekipin gjerman.

Rezultati tani është Uruguaj 2-1 Gjermani.

Minuta e 56-të dhe Gjermania ka arritur të barazojë përmes Jansen. Në këtë mënyrë rikthehet rezultati i barabartë dhe lufta kështu nis sërish nga e para.

Në minutën e 57-të ka humbur një mundësi të mirë goli futbollisti gjerman Cacau.

Minuta e 61-të dhe Perez ka rrezikuar portën gjermane por nuk ka arritur të shënojë.

Diego Forlan ishte shumë pranë golit të gjashtë në këtë Botëror kur në minutën e 64-t humbi shansin për të çarë sërish rrjetën e gjermanëve.

Është minuta e 79-të e ndeshjes dhe ende rezultati është i barabartë 2-2.

Gjermania kalon në avantazh me një gol që arriti të shënojë në minutën e 82-të nga Khedira.

Ka përfunduar koha shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar, Uruguaji nuk ka asnjë shans barazimi.

Është minuta e dytë shtesë dhe një përpjekje e Uruguajit ka dështuar pasi Forlan ka humbur shansin e golit kur gjuajti shtyllë në goditjen e dënimit që iu dha.

Menjëherë pas shansit të humbur nga Forlan, mbyllet ndeshja Uruguaj-Gjermani me rezultatin 3 me 2 për gjermanët që dalin kështu për herë të katërt në vendin e tretë në Botërorët e Futbollit.

r.b/NOA

KOMENTE