English

Pheniani Konsideron Thirrjen E Okb-Së Për Rifillimin E Dialogut Me Korenë E Jugut

SEUL, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut njoftoi sot se kishte marrë parasysh thirrjen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për një rifillim të dialogut me Korenë e Jugut për të mënjanuar konfliktet. ''Koreja e Veriut mori parasysh deklaratën e OKB-së që inkurajon rifillimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe negociatat dhe do të vazhdojë përpjekjet për procesin e denuklearizimit dhe nënshkrimit të një traktati paqeje nëpërmjet bisedimeve me Gjashtëshen'', theksoi Ministria koreano-veriore e Punëve të Jashtme për një media zyrtare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE