English

Afrikë e Jugut 2010, Venger: Spanja ka diçka më shumë

Afrikë e Jugut, 11 Korrik NOA - “Tek e fundit të dy ekipet janë protagoniste të padiskutueshme për cilësinë teknike, përsosmërinë në pasime, por edhe në lëvizjen e lojtarëve pa top”, - këto ishin fjalët me të cilat nisi intervistën e tij tekniku i Arsenalit, Arsen Venger, në lidhje me finalen e këtij Botërori.

“Doja të theksoja se si Spanja ashtu dhe Holanda kanë treguar vlerat e tyre teknike në fushën e lojës. Diferenca ndërmjet këtyre ekipeve mund të bëhet vetëm në pjesën defensive të tyre, kjo pasi të dy skuadrat respektive kanë një potencial të fuqishëm të lojës sulmuese. Megjithatë në një zgjedhje midis këtyre dy ekipeve mund të veçoja padyshim Spanjën dhe kjo pasi kanë diçka më shumë se sa kundërshtarët”, - pohoi Venger.

r.b/NOA

KOMENTE