Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Foto të një vajze të zhveshur zbulohen në kompjuterin e një prifti
English

Foto të një vajze të zhveshur zbulohen në kompjuterin e një prifti

Belgjikë, 12 Korrik NOA/ Rid Bulku - Në kompjuterin e Kardinali belg Danneels Godfried, gjatë kërkimeve, është gjetur një foto e një vajze të vogël të zhveshur. “Fotoja, - shpjegoi zëdhënësi i prokurorit, Jean-Marc Meilleur - mund të cilësohet si dyshuese, por u gjet në një file i cili ishte i përkohshëm.

Gjithkush duke kërkuar në internet mund të gjejë një foto të këtij lloji e cila është e përkohshme”, - ka vijuar ai.

Fotoja tregon një vajzë të zhveshur, më pak se dhjetë vjeç, e cila është në dush. Në kompjuterin e ish-kryepeshkopit të Belgjikës u zbuluan edhe një seri të tjera fotografish të cilat përmbajnë femra të veshura në një mënyrë të pamjaftueshme.

Hetuesit janë duke u përpjekur për të kuptuar se, si dhe kur, ky material ka përfunduar në këtë kompjuter.

Kompjuteri i Kryepeshkopit Danneels, është i vetmi në mesin e atyre të sekuestruar nga autoritetet, i cili ende nuk është kthyer.

“Për momentin, - tha Jean-Marc Meilleur - kompjuterit personal të ish-kryepeshkopit i është bërë një analizë sipërfaqësore. Prania e këtij imazhi nuk është pjesë e hetimit të Troy Wim De.”

r.b/NOA

{youtube}x9zSYdL9Xos{/youtube}

KOMENTE