Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hollandë-Spanjë, Spanja kontrolloi pjesën e parë
English

Hollandë-Spanjë, Spanja kontrolloi pjesën e parë

NDIQNI TRANSMETIMIN DIREKT NGA NOA

Johanesburg, 11 korrik, NOA – Pak lojë dhe shumë faulle…

Duhet thënë se pikërisht kjo ishte panorama e pjesës së parë të finales së botërorit mes Hollandës dhe Spanjës.

Spanja ka vënë në rrezik gjatë pjesës më të madhe të pjesës së parë portën e Hollandës, pasi që në krye të lojës ajo në sulm duke goditur portën e tulipanëve.

Në minutën e 28' u shënua faulli i rrezikshëm i Dejong ndaj Xabi Alonsos, por vetëm një karton të verdhë dha arbitri për të.

Pas një loje të ashpër dhe me nerv në fushë, për dy minuta në dy aksione të ndryshme ndëshkohen me karton të verdhë për Hollandën, Wan Bommel dhe Ramos për Spanjën.

Në minutën e 15’ një tjetër faull për tulipanët, në dëm të Van Persie.

Në minutën e 17’ u ndërshkua edhe më i vjetri i skuadrës spanjolle, ylli i fitores me Gjermaninë, Puyol, për një faull ndaj Robben.

Një goditje dënimi që 40 metra larg portës së Casillas do t’i besohej Sneijderit.

Pas një përgjigjeje të Hollandës, Spanja kontrolloi rishtas lojën, ku me një sulm të Ramos në minutën e 12-të, në një aksion të rrezikshëm topi përfundon me një goditje nga këndi për skuadrën e demave.

Ishte Ramos, që edhe në minutën e 5-të të pjesës së parë, goditi me kokë portën e portierit të Hollandës, në një gjuajtje që pritet prej tij.

Vetëm minuta e 45 e pjesës së parë ka shënuar një rrezik për portën e shenjtorit të Spanjës, “maces” Casillas.

mit/NOA

KOMENTE