Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kupa e botës 2010, Lëvizja për Bashkim:Të krijohet kombëtarja mbarëshqiptare e futbollit
English

Kupa e botës 2010, Lëvizja për Bashkim:Të krijohet kombëtarja mbarëshqiptare e futbollit

Prishtinë, 11 korrik, NOA – Ndërsa mbrëmja e sotme do të shënojë edhe fitimin nga Spanja apo Holanda të kupës së 19-të të botës në futboll, kjo ngjarje mbarë botërore ku janë fiksuar sytë e miliarda tifozëve të mbarë botës, është perceptuar si një ditë aksioni kombëtar nga të rinjtë e Lëvizjes për Bashkim të Kosovës.

Të rinjtë e kësaj lëvizjeje zhvilluan sot aksionin e radhës nën moton “një komb-një kombëtare”.

Ky aktivitet u mbajt para ndërtesës së Teatrit Kombëtar në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Duke iu referuar mungesës së fanellës së Kosovës nëpër aktivitetet e mëdha ndërkombëtare sportive, të rinjtë e talentuar në disiplinat e ndryshme sportive evidentuan këtë mungesë të flamurit shqiptar në një ngjarje të madhe sportive, sikundër është Kampionati Botëror i Futbollit, Afrika 2010.

Sipas të rinjve të Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, një hap i parë e vendimtar në këtë drejtim u konsiderua krijimi i një kombëtareje prezantuese shqiptare në futboll, me pjesëmarrje mbarëshqiptare.

Të rinjtë deklaruar se pas krijimit të kësaj skuadrë do të nste edhe krijimi i skuadrave shqiptare edhe disiplina të tjera sportive, duke rritur ndjeshëm jo vetëm paraqitjen, por edhe rezultatin e përfaqësueseve shqiptare në arenën ndërkombëtare sportive.

mit/NOA
KOMENTE