Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kursi I Këmbimit, Dollari Pëson Rënie Stabilizohet Euro
English

Kursi I Këmbimit, Dollari Pëson Rënie Stabilizohet Euro

TIRANE, 11 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ecuria e bursave ndërkombëtare ka qenë përcaktuese në shkëmbimin e valutave në tregun tonë të këmbimit. Në mbyllje të kësaj jave, dollari ka pësuar një rënie të ndjeshme prej rreth 2 pikësh, ndërkohë që euro ka qenë e stabilizuar. Kështu, në agjencitë valutore monedha amerikane është blerë me 108.60 lekë dhe është shitur me 109.1 lekë, ndërsa euro është shkëmbyer me 136. lekë në blerje dhe me 136.7 lekë në shitje. Javën e kaluar, dollari ishte në nivelin e 111.5 lekëve, ndërsa euro në kuotën e 136 lekëve. Gjatë periudhës në vijim priten sërish luhatje në tregun tonë të këmbimit. Kjo për shkak të turistëve dhe kthimit në atdhe të emigrantëve, të cilët do të sjellin me vete valutë, duke ndikuar në ekuilibrat e tregut. /f.n/
KOMENTE