Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libia dërgon një tjetër anije me ndihma në Rripin e Gazës
English

Libia dërgon një tjetër anije me ndihma në Rripin e Gazës

Palestinë, 11 korrik, NOA - Libia ka dërguar nga Greqia një anije me ndihma për në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të organizatorëve, anija transportuese me flamurin e Moldavisë nuk do të përpiqet të thyejë bllokadën detare izraelite për territorin palestinez.

Në vend të kësaj anija do të ndalet në portin egjiptian, El Arsich.

Nga aty mallrat do të dërgohen më pas për në Gaza, thuhet nga organizatorët e fondacionit libian “Gaddafi”.

Në maj një e ashtuquajtur “Flotë solidariteti” ndërkombëtar tentoi të çante bllokadën detare që Izraeli ka vënë para Rripit të Gazës.

Nga sulmi i ushtrisë izraelite kundër anijes turke vdiqën nëntë vetë. Izraeli më pas e ka zbutur bllokadën e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga lëvizja radikale islamike “Hamas”.

NOA

KOMENTE