Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rehatimi i Ballkanit (2)
English

Rehatimi i Ballkanit (2)

Pavarësisht kontroversës, shkëmbimi territorial mund të jetë rrethana e vetme nën të cilën humbja e veriut mund të jetë e pranueshme për Prishtinën dhe kësisoj ta sigurojë bazën për marrëveshje

Nga Morton Abramowitz dhe James Hooper

LEXONI: REHATIMI I BALLKANIT (1)

Serbia kërkon të anëtarësohet në BE, por liderët europianë kanë përcjellë mesazhe të përziera - ndonjëherë duket se thonë që Serbia mund ta arrijë pranimin pa zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në esencë, Qeveria Tadic ka vazhduar qëndrimin përjashtues për Kosovën të regjimit të mëparshëm të Kostunicës, por me një stil më të sofistikuar dhe të nuancuar, me të cilin ka fituar miq jashtë vendit. Serbia ka punuar shumë për ta ruajtur kontrollin mbi pjesën veriore të Kosovës - të përqendruar në qytetin e ndarë të Mitrovicës - kurse Perëndimi nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar këtë gjendje që nga lufta e vitit 1999. Derisa shumë serbë janë lodhur me problemin e Kosovës dhe dëshirojnë që Qeveria të fokusohet në çështjet qendrore të jetës së tyre, klasa politike serbe ende është politikisht ngurruese të rrezikojë me ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës. Zyrtarët e lartë serbë haptas e pranojnë se Kosova është e humbur për ta, por pohojnë se nuk mund të largohen nga Kosova "duarbosh". Për shkak të brengave politike të këtij lloji, Boris Tadic duhet ta finalizojë cilindo rezultat të negociuar para zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, në prill 2012. Maqedonia fqinje është një shtet me rrezikshmëri dhe potencialisht është më drejtpërdrejti e prekur nga negociatat rreth Kosovës. Ajo mbetet e ndarë në mes të shqiptarëve të varfër dhe sllavëve pak më të pasur, pavarësisht Marrëveshjes së Ohrit që është arritur me vështirësi për ta kapërcyer hendekun mes tyre dhe për të krijuar një shtet politikisht të qëndrueshëm. Shpresa e saj që ta ruajë stabilitetin e brendshëm nëpërmjet pranimit në NATO u pengua nga refuzimi i Greqisë për të lejuar që ta përdorë emrin e saj zyrtar. Shqiptarët e Maqedonisë janë në kontakt të afërt me shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa bashkimi i shqiptarëve është në mendjen e shumë prej tyre. Për një kohë të gjatë, mes aktorëve të Ballkanit ka qenë i pakundërshtueshëm fakti se çdo ndarje e Kosovës do të çonte në shkëputjen e Maqedoninë Perëndimore, të dominuar nga shqiptarët. Perëndimi dhe menaxhimi i negociatave BE dhe SHBA mbesin thellësisht të përfshira në rajon, por me trupa, financime dhe qeverisje më të vogël. Qasja e tyre gjatë dy dekadave të fundit ka qenë e vonuar dhe pragmatike - zgjidhja e problemeve një nga një. Daytoni i dha fund luftës, por e bëri këtë në kurriz të ndarjes së përhershme etnike që e ka penguar përparimin politik të Bosnjës, kurse lideri i entitetit serb haptas kërkon të pavarësohet. NATO’ja e çliroi Kosovën nga Milloshevici, por, për ta respektuar Serbinë, gjatë krijimit të entitetit të pavarur i la të paqartë kufijtë territorialë të shtetit. BE’ja dhe SHBA’ja me çdo kusht kërkuan ta mbajnë Maqedoninë të bashkuar me anë të Marrëveshjes së Ohrit, por më pas e zhvendosën vëmendjen dhe nuk u angazhuan mjaftueshëm për ta ndihmuar shtetin të funksionojë më mirë. BE’ja ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si arbitri kryesor në rajon sa i përket financimit dhe trupave, ndërsa shpresa për pranim në BE është mjeti kryesor për nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve. Shumë njerëz frikësohen se BE’ja nuk është e aftë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës, dhe jo vetëm për shkak të ndasive brenda Unionit rreth çështjes së Kosovën. Formula e BE’së për progresin në rajon ende mbetet për t’u testuar, ndërsa shpresat për pranim tash për tash janë tërhequr. SHBA’ja ka mbetur aktere kryesore vetëm në Kosovë - gjë që shpesh e ka hidhëruar BE’në - sepse populli i Kosovës e konsideron SHBA’në si të vetmin mik të besueshëm. Aktualisht, shtetet perëndimore po flasin për negociata, por janë duke menduar në "bisedime teknike" për pasaportat, doganat, si dhe çështjet tjera midis Serbisë dhe Kosovës. Këto janë çështje të rëndësishme praktike që ndikojnë në jetesën e qytetarëve të tyre, por nuk kanë të bëjnë me çështjet më të gjera mes vendeve, dhe sigurisht jo me ato që janë prioritet i Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës. Kohëve të fundit, çështja e ndarjes së Kosovës e ka fituar vëmendjen publike në të gjithë Ballkanin. Një problem me të cilin përballen negociatorët perëndimorë është se ndarja e Kosovës në këmbim të anëtarësimit të mundshëm në OKB, për një shtet të cunguar si ai i Kosovës, nuk është një propozim i tregtueshëm në Prishtinë. As Serbia nuk mund të presë që Perëndimi në këtë kohë t’i bëjë presion palës më të dobët - Kosovës - për t’i pranuar kushtet që janë më pak se kërkesat e saja minimale. Sfida do të konsistojë në përcaktimin e ekzistimit të fleksibilitetit të mjaftueshëm të pozicionit serb për të bërë negociata, si dhe faktit nëse ka përfitim të mjaftueshëm për Serbinë në marrëveshje për ta mbrojtur Qeverinë prej kritikave të ashpra nga linja e ashpër opozitare, që është e parashikueshme. Kjo nuk do të thotë se të dyja palët nuk kanë asgjë për të fituar nga marrëveshja. Qeveria Tadiç beson se nuk ka pse t’i frikohet negociatave që mund ta përgatisin ndarjen e Kosovës, t’ia lehtësojë hyrjen në BE, dhe t’ia heqë bashkësisë ndërkombëtare barrën e Kosovës Veriore. As për kosovarët bisedimet nuk janë vetëm humbëse. Shumica e kosovarëve preferojnë që kufijtë e tyre të mbeten ashtu si janë, edhe në qoftë se nuk i kontrollojnë, për t’i shmangur pasojat e ndryshimit të tyre. Por, ata nuk do të ishin kundër largimit të 40.000 serbëve që jetojnë në veri të lumit Ibër, dhe ta mirëprisnin mundësinë e kthimit të një numri të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, përgjatë kufirit lindor të Kosovës, pra, një shkëmbim territorial. Nëse bëhet vullnetarisht dhe paketohet si pjesë e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë, pa marrë parasysh shqetësimet perëndimore për natyrën e tij etnike, shumë kosovarë do të mund të konsideronin një shkëmbim të tillë më parë si forcim të shtetit të tyre të pavarur, sesa tradhti nga ana e Perëndimit. Por, kjo do të ishte kontroverse. Zyrtarisht, të gjitha partitë kryesore politike shqiptare të Kosovës janë kundërshtare të shkëmbimit. Perëndimi do të frikësohej se serbët në "enklavat" në jug gjithashtu do të iknin në Serbi. Pavarësisht kontroversës, shkëmbimi territorial mund të jetë rrethana e vetme nën të cilën humbja e veriut mund të jetë e pranueshme për Prishtinën dhe kësisoj ta sigurojë bazën për marrëveshje. Kjo është sugjeruar shpesh gjatë viteve të pasluftës, dhe është refuzuar nga Beogradi, por ka indikacione se tash është opsion i mundshëm. Beogradi duket se ende beson që mund ta rimëkëmbë Veriun pa ndonjë shkëmbim territorial. Qeveritë perëndimore do të duhet të pyesin veten se çfarë mund të arrihet realisht në këto negociata. Në fund të fundit, premtimi për pranim në BE duket gjithnjë e më i largët, dhe SHBA’ja ka mjaft punë të veta. Kalkulimet e gabuara politike janë më shumë rregull sesa përjashtim në Ballkan, dhe ka rrezik të konsiderueshëm që edhe diplomatët e përmbajtur dhe me përvojë ta fillojnë një proces që do t’iu eksplodojë në fytyrat e tyre. Me dy luftëra të papërfunduara dhe me problemet me Iranin që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme të nivelit të lartë, është pretencioze për Uashingtonin që të merret me këto çështje.

Lexoni pjesën e parë

(Vazhdon nesër)

KOMENTE