Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Nis Edicioni I Pestë Të Festivalit Të Orkestrave Fyrmore
English

Sarandë: Nis Edicioni I Pestë Të Festivalit Të Orkestrave Fyrmore

SARANDË, 11 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Muzika e disa prej filmave më të njohur të kinematografisë botërore, e përshtatur për formacione bandash muzikore, ishte prurja më e spikatur e natës së parë të edicionit të pestë të festivalit të Orkestrave Frymore, që ka nisur mbrëmjen e të shtunës në Sarandë. Koncertet e natës së parë i ka çelur e vetmja trupë profesioniste në vendin tonë, Orekstra Frymore e Forcave të Armatosura. Nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Halim Teqja, kjo trupë performoi një koncert interesant, i cili u prit ngrohtë nga spektatorët që kishin zënë vend në sallën e hapur verore, të improvizuar në shetitore, por edhe nga qytetarë e pushues të shumtë, që ndalën hapat për të ndjekur koncertin tërheqës të orkestrës frymore të Forcave të Armatosura. Krahas pjesëve të bukura "Wine, blu, wine", "Virgjëresha Makarena", "Boosa Nova", "Gladiatore", "Karnavalet e Vene-cias", "Tiko-Tiko" etj., kjo orkestër përcolli tek spektatori kolonat zanore të disa prej filmave më të njohur. Një prej tyre ka qenë muzika e filmit "San Trope", e përshtatur për bandë muzikore. Duke e prezantuar dirigjenti Halim Teqja tha se "ajo i kushtohet kryeqytetit turistik të Francës dhe vjen në vendin e në kohën e duhur, pasi edhe Saranda është një "San Trope" për Shqipërinë". Me muzikantët që këndonin jo vetmë me instrumenta, por edhe me zë, u bashkua edhe publiku. Kjo marrëdhënie e vendosur mes skenës dhe publikut shoqëroi edhe pjesë të tjera të ekzekutuara me profesionalziëm nga trupa e orkestrës frymore e Forcave të Armatosura, si "Wilhelm Teli", "I will follow you", etj. Me një tingëllim të veçantë është prezantuar edhe trupa e dytë e natës së parë. Kanë qenë 11 muzikantë të repartit të instumentave të tunxhit nga orkestra shtetërore e Athinës, e njohur në Greqi dhe në Europë. Drejtuesi i saj, Kosta Vivino tha se, kanë qenë në Sarandë edhe tre vjet më parë dhe ka vërejtur rritjen e Sarandës e të festivalit. Edhe në repertorin e kësaj trupe zotëruan meloditë e filmave të famshëm grekë dhe botërorë, si nga filmi "Dritat e qytetit", nga fondi i artë i Moricone, krijuesit të muzikës së më shumë se 100 filmave. Nga krijimtaria në këtë gjini të kompozitorit grek Haxidhaqis, të cilësuar Moricone i Greqisë,u ekzekutua një potpuri e plotë, që finalizoi me "Djemtë e Pierut". Vend të rëndësishëm në repertorin e trupës greke, kishin edhe pjesë nga muzikë filmash, kompozuar nga një autor tjetër i madh i Greqisë, Vangjelis Papatahansiu, i nderuar me çmimin "Oscar", ashtu si Haxidhaqis. Kështu, u interpretuan "Gladiator" dhe "I fundit i Mohikanëve", të orkestruara për bandë nga Panajotis Vllahos. Me duartrokitje është shoqëruar edhe interpretimi i "Summer time" nga Vasja Zaharopoulu. Në kuptimin koncertor festivali nisi mbrëmjen e të shtunës, por edicioni i pestë i tij nisi në fakt duke shfaqur një nga risitë e veta paraditen e së shtunës, me çeljen e mësimeve në kuadër të Akademisë Muzikore Veror, brenda formatit të festivalit. Koordinatori i përgjithshëm i festivalit, Bektash Mamuçi tha se paraditen e djeshme ka nisur veprimtaria Master Klas, me instrumentistë të ndryshëm, si në clarinet, flaut, trompë e trombone, bateri etj. Ai thotë se Akademia Muzikore zhvillohet nga pedagogë të Akademisë së Arteve Tiranë dhe pedagogë të ardhur me Orkestrën Shtetërore të Athinës, të cilat kanë zhvilluar në mjediset e gjimnazist të Hotel Turizëm në Sarandë master klas me studentë nga Kosova, Shqipëria e Greqia. Kjo përbën eksperiencën e parë në pasurim të axhentës së festivalit të orkestrave frymore. Skena do të jetë sonte, në natën e dytë të festivalit, për orkestërën frymore të bashkisë së Tiranës, për trupën e ardhur nga Maqedonia, dhe për ekipin simpatik të Folk Fanfara "Tirana". /f.n/
KOMENTE