Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë-Hollandë, sot ndeshja për historinë
English

Spanjë-Hollandë, sot ndeshja për historinë

Afrikë e Jugut, 11 korrik, NOA – Do të nis sot në orën 20:30 ndeshja më e rëndësishme e futbollit botëror mes Spanjës dhe Hollandës.

Dy ekipet që arritën të kenë sukses përgjatë gjithë ndeshjeve të botërorit përfaqësojnë, sipas specialistëve, modelin më të mirë të futbollit evropian dhe atij botëror. Spanja me një lojë të shpejtë dhe Hollanda më një teknik që është karakteristikë e saj.

Në konferencat e dhëna dje për mediat dy trajnerët kanë qenë të rezervuar në detajet mbi vendosjen e lojtarëve, apo zbulimin e pikave të forta.

Padyshim që kjo është ndeshja e jetës së tyre dhe gjithçka do të bëhet e ditur në fushën e lojës.

Ndërkohë në qytetet kryesore të dy vendeve kanë nisur organizimet për të ndjekur ndeshjen e madhe.

Ndeshja mes Spanjës dhe Holandës do të zhvillohet në stadiumin "Soçer city" në Johanesburg, i cili do të ketë rreth 90 mijë tifozë.

Ndeshja do të arbitrohet nga trajneri anglez, Hauard Veb dhe dy ndihmësit Daren Kan e Majkl Malarki

NOA

KOMENTE