Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Speciale - Srebrenicë. 15 Vjet Më Parë...
English

Speciale - Srebrenicë. 15 Vjet Më Parë...

TIRANË, 11 korrik /ATSH-Arian Jorgaqi/ - Mijëra persona po i drejtohen sot Srebrenicës për të marrë pjesë në 15-vjetorin e masakrës së vitit 1995 kundër 8 000 myslimanëve nga forcat serbo-boshnjake, më e përgjakshmja që pas Luftës së Dytë Botërore. Masakra e Srebrenicës, e kryer më 12-18 korrik 1995, ka qenë një ndër mizoritë më tronditëse të luftës në Bosnje-Hercegovinë (1992-95). Qyteti që gjendet sot në territorin e Republikës Serbe të Bosnjes, ishte një enklavë me shumicë myslimane në Bosnjen Lindore të kontrolluar nga serbët. Që prej tre vjetësh ai ishte nën rrethim edhe pse ishte shpallur zonë nën mbrojtjen e OKB-së. Shefi i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mladiç, i cili është sot personi më i kërkuar ngaTPI-ja, në ditët e para të korrikut jep urdhërin për sulmin përfundimtar. Kështu, Srebrenica u bombardua natë e ditë. Më 11 korrik serbo-boshnjakët kryejnë sulmin final. Pjesa më e madhe e trupave janë nga divizioni famëkeq "Zvornik", i komanduar nga koloneli Dragan Obrenoviç, sot në pritje të gjykimit në Hagë. Në masakër morën pjesë edhe milicë të njohur për egërsinë e tyre, si çetnikët e Vojislav Shesheljit (lideri i PartisëUltranacionaliste Serbe) si edhe të ashtuquajturit "tigrat" e komandantit Arkan, personazhi enigmatik i vrarë në janar të vitit 2000 në Beograd, në një përleshje të mundshme bandash rivale. Pas rënies së Srebrenicës, të 40 000 banorët iu drejtuan bazës së Unprofor-it në Potocari. Rreth 7 000 prej tyre arritën të futen në bazë, që ruhej nga rreth 100 kaska blu holandeze, të cilat duhej të ruanin qytetin, i deklaruar zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Të tjerët mbetën jashtë. Me mbërritjen e papritur të serbëve, kaskat blu nuk e mbrojtën popullsinë dhe tregojnë paaftësi të plotë, ndërsa Mladiçi ndan gratë dhe fëmijët nga meshkujt, të cilët sipas të mbijetuarve u masakruan. Kufomat u futën në varre të përbashkëta. Deri tani janë varrosur rreth 4 000 kufoma. Edhe sot, mijëra persona rezultojnë të humbur. Instituti Holandez për Dokumentacionin e Luftës ka njohur përgjegjësinë e politikanëve dhe kaskave blu holandeze për mosparandalimin e masakrës me arsyen e një mandati të kufizuar. Kritika të tilla çuan në rrëzimin e qeverisë holandeze të kryesuar nga Wim Kok. Vetëm një grup i vogël myslimanësh janë rikthyer në atdheun e tyre. Ky ishte fati i Srebrenicës, 15 vjet më parë./
KOMENTE