Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Spanja Kampione Bote, Iniesta Ngre Në Qiell Iberikët
English

Sport-Botëror/ Spanja Kampione Bote, Iniesta Ngre Në Qiell Iberikët

TIRANË, 11 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, i ka dhuruar Spanjës titullin e parë kampion bote në historinë e këtij vendi, pas një goli të shënuar ndaj Holandës në minutën e 116-të. Janë dashur 120 minuta që finalja e Johanesburgut të zgjedhë fituesen e saj, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0. Holanda dhe Spanja kanë zbritur në fushë me formacionet e tyre tipike. Për holandezët në portë luajti Stekelenburg, në mbrojtje Van Der Viel, Matijsen, Heitinga dhe Van Bronkhorst. Ndërkohë në mesfushë luajtën De Jong, Van Bomel, Shnajder dhe Roben, ndërsa në sulm Dirk Kajt dhe Robin Van Persi. Spanja e ka nisur ndeshjen me Iker Kasijas në portë, Serxho Ramos, Pujol, Pike dhe Kapdevila në mbrojtje. Në mesfushë luajtën Ksavi, Iniesta, Serxhi Buskets dhe Xavi Alonso, ndërsa në sulm Pedro dhe David Vija. Pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Holandës ka nisur me dominimin e iberikëve, por më pas Holanda ka qenë më e rrezikshme. Pjesa e parë është karakterizuar nga një lojë e rëndë, sidomos në mesfushë. Një gjë e tillë e ka detyruar arbitrin anglez, Hauard Ueb, që të nxjerrë pesë herë nga xhepi kartonin e verdhë, ndërkohë që ndërhyrjet kanë qenë shumë të rënda. Në minutën e 28-të mesfushori Najxhell De Jong rrezikoi të linte skuadrën e tij me 10 vetë për shkak të një shkelmi të dhënë ndaj Ksabi Alonsos me tërë forcën, por arbitri e ka toleruar, duke i dhënë vetëm të verdhë. Në pjesën e dytë Holanda është shfaqur më e rrezikshme, por Robben ka humbur dy raste të pastra për shënim, ku portieri spanjoll Casillas ka bërë mrekullinë. Koha shtesë ka qenë mjaft e tensionuar dhe mbrojtësi holandez John Heitinga është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 110-të pas një ndërhyrjeje ndaj spanjollit Andres Iniesta, që vetëm 6 minuta më pas ngriti peshë tifozerinë spanjolle në stadiumin "Soccer City" të Johanesburgut, ku pas një pasimi të artë nga Çesc Fabregas shënoi golin e fitores, duke mposhtur portierin holandez Stekelenburg. Në stadiumin Soker City të Johanesburgut, ku u zhvillua finalja e madhe e kampionatit botëror mes Spanjës dhe Holandës, ndodheshin 15 kryetare shtetesh, ndërsa i pranishëm ishte dhe Nelson Mandela, që qëndroi vetëm për një përshëndetje. - Rastet kryesore të takimit GOL! 116' Më në fund Spanja gjen rrugën e rrjetës me Andres Iniestën pas një pasimi të Cesc Fabregas. 110' Xhon Heitinga merr kartonin e dytë të verdhë pas një pengimi të iniestës në hyrje të zonës, duke e lënë Holandën me dhjetë lojtarë. Van der Vil i shtohet listës së gjatë të të ndëshkuarve me karton të verdhë. 105' Dëgjohet vërshëllima e gjyqtarit, që i jep udhë shtesës së dytë. 15 minuta për të shmangur 11-metërshat. Zëvendësim për Holandën. Jashtë loje kapiteni Van Bronkhorst, në vend të tij Brahfid. David Vila i lë vendin Fernando Torresit te Spanja. 100' Van der Vart zë vend në qendër të mesfushës holandeze, duke zëvendësuar De Jongun. Iniesta dhe navas shpërdorojnë dy raste të mira para portës së Holandës. 95' Ndizet sfida. Fabregas i vetëm ndalet nga Stekelenburg dhe vetëm pak sekonda më pas Matijsen nuk tregohet i saktë në portën spanjolle. 92' Spanjollët pretendojnë një penallti, por për gjyqtarin Ueb vetëm goditje nga këndi. 80' Serxho Ramos ka një rast të mirë për të shënuar, por gjuajtja me kokë përfundon mbi kuadrat. Loja vazhdon të jetë e ashpër dhe me dyluftime të forta në mesfushë. 70' Rasti më i mirë për Spanjën. Pas një rrëmuje në zonën holandeze, gjuan Vila, por Heitinga largon në goditje këndi. Ndërkohë, Dirk Kait lë fushën e lojës e në vend të tij futet Eljero Elia. 67' Joan Kapdevila bëhet i teti lojtar i ndëshkuar me karton të verdhë. 61' Roben shpërdoron rastin më të mirë për të gjetur avantazhin. I gjendur përballë portës, gjuan por Kasiljas bëhet shpëtimtar i skuadrës së vet. 60' Zëvendësim te Spanja: jashtë Pedro, në lojë Hesus Navas. 55' Ashtu si në pjesën e parë, minutat e fillimit u takojnë spanjollëve. Van Bronkhorst dhe Heitinga ndëshkohen me karton të verdhë. 45' Gjyqtari Hauard Ueb dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes, pas një pjese të parë përgjithësisht të barabartë. Spanjollët kanë një përqindje më të lartë të mbajtjes së topit, por asnjëri prej ekipeve nuk ka krijuar raste të pastra për shënim. 35' Loja zhvillohet në mesin e fushës, me dyluftime të ashpra. Spanjollët kanë më tepër iniciativën dhe janë më të qetë në veprime. 25' Pas dominimit nga Spanja në minutat e para, ndeshja është më e ekuilibruar dhe më e ashpër. Brenda 13 minutave janë nxjerrë katër kartonë të verdhë: Van Persi, Van Bomel dhe De Jong për Holandën; Pujol dhe Ramos për Spanjën. Botërori "Afrika e Jugut 2010" Joahnesburg, "Soccer City" Stadium Holandë - Spanjë 0-1 Shënues: Iniesta 116' Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg; Van Bronkhorst, Heitinga, Matijsen, Van der Viel; Van Bomel, De Jong; Roben, Shnajder, Kait; Van Persi. Trajner: Van Marvijk Spanja (4-2-3-1): Kasiljas; Ramos, Pike', Pujol, Kapdevila; Buskets, Ksabi Alonso; Iniesta, Ksavi, Pedro; Vila. Trajner: Del Boske. /s.s./
KOMENTE