English

Zhvillohen zgjedhjet në Japoni

Tokio, 11 korri, NOA - Në Japoni rreth 104 milionë qytetarë janë thirrur për të zgjedhur Dhomën e Lartë të Parlamentit të ri. Kryeministri Naoto Kan, që mban postin prej katër javësh shpreson që të arrijë me Partinë e tij Demokratike, DPJ, një shumicë të qëndrueshme.

Kjo është zgjedhja e parë kombëtare qysh prej ndryshimit të qeverive para dhjetë muajsh. Japonia po përballet para sfidave të mëdha: ekonomia ka ngecur në vend, borxhi shtetëror ka arritur me rreth 200 për qind të prodhimit bruto të vendit, më i larti nga gjithë vendet industrialiste.

Përveç kësaj në Japoni shoqëria është plakur.

NOA/DV

KOMENTE