Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda, 12 Korrik-Atsh
English

Axhenda, 12 Korrik-Atsh

Ora 10.00 - Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në ceremoninë lokale per Çmimin UN Public Service Award per APP në Hotel "Sheraton". KUVEND: Ora 10.00 - Komisioni i ligjeve shqyrton relacionin për dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Vexhi Muçmataj anëtar i Gjykatës së Lartë. Ora 10.00 -Komisioni i Ekonomisë shqyrton p/ligjin "Për disa ndryshime në ligjin "Për buxhetin e vitit 2010", me praninë e ministrit të Financave Ridvan Bode. Ora 11.00 - Komisioni i Jashtëm zhvillon një seancë dëgjimore me të propozuarin për Ambasador të Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Spiro Koçi dhe me të propozuarin për Ambasador të Shqipërisë në Uashington resident dhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident, Gilbert Galanxhi. Ora 11.00 komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të diskutojë rreth temës në lidhje me "Sistemi i edukimit të vazhdueshëm, funksionimi aktual i tij dhe projektet për zhvillimin e tij të mëtejshëm", me praninë e Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili. Ora 11:- Presidenti Bamir Topi dekoron mjekun Spiro Qirko; Ora 12.00- Ambasadori i Belgjikes, Z Marc Michielsen prezanton programin e Presidences Belge te BE ne një konference ku merr pjesë shefi i Delegacionit te KE-së, Helmuth Lohan ne Qendren e Informimit të Bashkimit Evropian (tek ish-Blloku). KOSOVË: Ora 10:00 - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën të veçantë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës: Fjalimi vjetor i Presidentit të Republikës së Kosovës. Ora 11:00 - Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në rend dite pesë projektligje. Ora 11:00 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) fillon aksionin e parë të deminimit humanitar në fshatin Milaj në zonën kufitare me Shqipërinë./n.m/
KOMENTE