Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Patozi ka mandatin për të diskutuar me Ruçin për ngritjen e komisionit hetimor
English

Berisha: Patozi ka mandatin për të diskutuar me Ruçin për ngritjen e komisionit hetimor

Tiranë, 12 korrik, NOA – Pak ditë pas miratimit të rezolutës së PE-së për Shqipërinë, ku i vihej theksi zgjidhjes së krizës politike dhe ngritje së komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, se i ka dhënë mandat të plotë kreut të grupit të PD-së, për të diskutuar për ngritjen e këtij komision me kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.

Duke iu referuar miratimit të rezolutës së PE-së për Shqipërinë, shefi i qeverisë, deklaroi se “angazhohem për zbatimin e amendamenteve të saj pikë për pikë. Për këtë qëllim, i kam dhënë mandat të plotë kreut të grupit Astrit Patozi, që të ulet e të diskutojë sa më parë me kryetarin e Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi për konkretizimin e rezolutës, dhe krijimin sa më parë të komisionit hetimor”.

Kryeministri Berisha doli garant për respektimin dhe zbatimin e rezolutës së PE-së, duke vënë theksin se tashmë duhet të mos humbet më kaohë, por të nisë formimi i komisionit, në një proces të qartë, që sigurisht do të jetë transparent dhe konform ligjeve dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Kryeministri Berisha nënvizoi se nëse PS, ka kundërshti atëherë çdo kundërshti duhet diskutuar bashkërisht me mazhorancën.

Berisha duke iu referuar sërish rezolutës, tha se objekti i komisionit hetimor është përcaktuar qartë nga PE, dhe bën të qartë se duhet të hetohen materialet e votimit.

“Nuk kam asgjë kundër rinumërimit të çdo vote dhe ndryshimit të rezultatit, por ama kjo duhet realizuar në përputhje me kushtetutën”, deklaroi më tej Berisha.

Kryeministri shtoi se për çdo kundërshti PS është e lirë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut, ndërsa vetë shefi i qeverisë, garantoi se do të japë çdo mundësi për transparencën e këtij procesi, duke synuar zbatimin me përpikëri, siç tha Berisha, të rezolutës së PE-së.

Berisha, tha, se ky komision duhet krijuar pasi duhet të nisë edhe puna për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat vetë shefi i mazhorancës i ka lënë kartë të bardhë për propozimin e amendamenteve opozitës.

mit/NOA

KOMENTE