Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Të Vendosur Të Ecim Përpara Drejt Dixhitalizimit Të Shërbimeve
English

Berisha: Të Vendosur Të Ecim Përpara Drejt Dixhitalizimit Të Shërbimeve

- KryeministritBerisha merr çmimin e dytë, akorduar Shqipërisë nga OKB për përmirësimin e transparencës, përgjegjësisë dhe gatishmërisë në Shërbimin Publik - TIRANË, 12 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot rëndësinë që ka në luftën kundër korrupsionit, shtrirja e prokurimeve 100 për qind elektronike dhe kërkoi që së shpejti të kalohet në blerjet e vogla me ankande elektronike. Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesja e PNUD-it në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslet i dorëzoi sot Kryeministrit Berisha çmimin e dytë akorduar Shqipërisë nga OKB për përmirësimin e transparencës, përgjegjësisë dhe gatishmërisë në Shërbimin Publik. Në ceremoninë e organizuar në Tiranë me këtë rast, Kryeministri Berisha shprehu vullentin e qeverisë për të ecur përpara drejt realizimit me shpejtësi të Shqipërisë dixhitale dhe transparente. Duke vlerësuar çmimin që OKB i jep administratës shqiptare, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë së SHBA, Sfidës së Mijëvjeçarit dhe USAID-it, që ndihmuan vendin tonë në këto procese. Çmimi që i jepet Shqipërisë për shërbime publike, sipas Kryeministrit Berisha, është një inkurajim shumë i madh për të gjithë sektorët e administratës, në mënyrë që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën në shërbimet ndaj qytetarëve shqiptarë. "Në vitin 2005 rekordi i Shqipërisë ishte ndër më negativët. Dy ishin problemet më madhore: Së pari mbi 75 për qind e Prokurimeve ishin direkte apo me negociim, çka do të thotë se paratë shkonin aty ku paracaktohej dhe jo aty ku duhej dhe së dyti, në mënyrën më absurde, autoritetet kontraktuese nuk u jepnin kompanive dokumentat e tenderave", tha Berisha. Kreu i Qeverisë tha se pasi ndaloi çdo prokurim direkt dhe krijoi portalin nga i cili u bë i mundur shkarkimi i materialeve, qeveria eliminoi mundësinë e mosdorëzimit të materialeve te kompanitë e interesuara. "Shqipëria kishte fituar pragun e Sfidës së Mijëvjeçarit me rreth 15 milionë dollarë. Së bashku me përfaqësuesit e qeverisë amerikane dhe USAID-it, përcaktuam destinimin e këtij fondi për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit. Koorporata e Sfidës së Mijëvjeçarit pranoi plotësisht kërkesat tona dhe ngarkoi USAID-in për zbatimin e këtyre projekteve, që do të ishin prokurimet elektronike, taksat elektronike dhe biznesi elektronik", tha Berisha. Sipas tij, këto projekte kishin qëllimin madhor që të krijohet një klimë biznesi sa më e përshtatshme dhe transparente. "Ne kaluam në prokurime 100 për qind elektronike dhe vendosëm One Stop Shop për regjistrimin e biznesit, për licensat dhe lejet dhe shtrimë taksën online në mbarë vendin", tha Berisha. Kryeministri informoi se javën e kaluar, raporti i Bankës Botërore, Koorporatës Ndërkombëtare Financiare dhe BMF vlerësoi Shqipërinë për sa i përket fillimit të biznesit, me 27 pikë mbi mesataren e vendeve të OECD-së. Ky raport vlerëson Shqipërinë për sa i përket investimeve në tërësi me 3-4 pikë mbi mesataren e vendeve të OECD-së dhe vendeve të rajonit", tha Kryeministri. Në këtë drejtim, Berisha shprehu bindjen se, zbatimi me seriozietet i reformave i jep rezultatet në mënyrë të pashmangshme. "Ne ndjehemi shumë mirë që kemi marrë këtë çmim sot në saj të prokurimeve publike, por do të ndjeheshim shumë më të lehtësuar në rast se regjistrin e pronës do ta kishim dixhital, apo në rast se të gjitha shërbimet do ti kishim në një sportel të vetëm", tha Berisha. "Shkallët e transparencës nuk janë të lehta për t'u ngjitur", tha më tej Kryeministri duke siguruar se, "qeveria ka vullentin e plotë për të ecur përpara në këtë drejtim". Berisha vlerësoi bashkëpunimin me PNUD-in dhe Agjencinë e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht në projektin e shtrirjes së internetit nëpër shkolla, por edhe në të tjera./n.m/
KOMENTE