English

Berisha: Tenderat online, Shqipëria kapërceu pragun e Sfidës së Mijëvjeçarit

Tiranë, 12 Korrik, NOA – Me realizimin e prokurimeve publike tërësisht në mënyrë elektronike dhe falë ndihmës amerikane për realizimin e këtij projekti, Shqipëria kapërceu pragun e Sfidës së Mijëvjeçarit.

Me të tilla fjalë, kryeministri Berisha ka përshëndetur efektet e projektit për tenderat online, për të cilin Shqipëria është vlerësuar me një çmim të veçantë së fundmi edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Duke vënë në dukje problematikat që ekzistonin dukur në fushën e prokurimeve publike, Berisha tha se “mbi 75 përqind e tyre realizoheshin në mënyrë direkte, çka do të thotë se paratë shkonin aty paracaktoheshin dhe jo aty ku e meritonin”.

“Dhe çka ishte më e rëndësishmja, ishte fakti që zyrtarët e prokurimeve nuk u njihnin firmave dokumentet e tyre, gjë që pengonte procesin”, vuri në dukje Berisha.

Duke shtuar më tej se duke i kompjuterizuar, “ne bëmë të mundur që të mos zhdukej asnjë prej këtyre dokumenteve”.

Sipas tij, zbatimi në mënyrë strikte e këtyre projekteve nuk ka sesi të mos i ketë të dukshme rezultatet.

“Për administratën shqiptare përbën një fakt vital dhe me rëndësi të jashtëzakonshme, pajisja me mjete digjitale”, tha ai ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE