Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bettencourt - Sarkozy Kundërshton Akuzat
English

Bettencourt - Sarkozy Kundërshton Akuzat

PARIS, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Nicolas Sarkozy i kundërshtoi sot akuzat për marrjen e parave nga familja Bettencourt gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë në televizion. "Është turp", deklaroi presidenti duke theksuar se është i përgatitur për një skandal të këtij lloji "sepse jam zgjedhur për të zgjidhur problemet e Francës, dhe kjo bëhet nëpërmjet reformave, përfshi atë të pensioneve". "Reformat nuk i pëlqejnë të gjithëve", deklaroi Sarkozy. "Në shtyp kam lexuar dëshmitë e shërbëtorit të Bettencourt. Jo unë, por ai deklaroi se në 17 vjet e ka parë Sarkozinë në shtëpinë Bettencourt për dy ose tre herë me raste drekash në të cilat merrnin pjesë edhe personalitete të tjera. A më imagjinoni duke marrë para". deklaroi presidenti. "I ftojë të gjithë të gjejnë arsyetimin dhe të merren me problemet e vërteta të Francës", shtoi presidenti. /e.v/
KOMENTE