Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“British Petrolium”: Nafta në det, deri tani kemi shpenzuar 3.5 miliardë USD
English

“British Petrolium”: Nafta në det, deri tani kemi shpenzuar 3.5 miliardë USD

Uashington, 12 Korrik, NOA – Mëse 3.5 miliardë dollarë ka shkuar deri tani për kompaninë britanike naftë-nxjerrëse “British Petrolium”, kostoja e veprimeve për të parandaluar me çdo kusht rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Shifra është bërë me dijeni nga vetë drejtuesit e kësaj kompanie, sipas të cilëve, në këtë shumë përfshihen afro 165 milionë dollarë pagesa për zgjidhjen e kërkesave individuale, ndërsa thuhet se deri tani janë pranuar 105 mijë kërkesa dhe janë bërë më se 52 mijë pagesa.

“British Petrolium” është urdhëruar nga presidenti amerikan, Barak Obama, që të dëmshpërblejë me çdo kusht banorët e dëmtuar nga rrjedhja e naftës në det.

E kësisoj, ajo nuk ka patur rrugë tjetër veçse të ndërmarrë një projekt për planifikimin e të gjitha dëmshpërblimeve ndaj qytetarëve të dëmtuar të Gjirit të Meksikës.

E ndërkaq, humbjet e “British Petrolium” duket se janë kolosale po të marrësh parasysh edhe shpenzimet që iu deshëm asaj të bëheshin nga ana teknike, për të parandaluar rrjedhjen e mëtejshme të naftës në Gjirin e Meksikës.

n.e/NOA

KOMENTE