English

Durrës: Shtyhet Prishja E 7 Kateve Pa Leje Ne Pallatin Ne Qender Te Qytetit

DURRES, 12 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Shembja e shtatë kateve të ndërtuara pa leje në një godinë pranë qendrës së qytetit të Durrësit do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Adrian Çela tha për ATSH-në se, "firma që morri përsipër të prishë pjesën e ndërtuar pa leje prej 7 kate mbi një pallat 14-katësh është tërhequr pa dhënë asnjë shpjegim, vetëm dy ditë pasi fitoi tenderin me vlerë 13.2 milion lekë". Por drejtuesit e Bashkisë shprehen të vendosur të zbatojnë vendimin e marrë nga këshilli bashkiak, që e përkufizoi shtesën e ndërtuar pa leje si një "minë me sahat". Pallati 21-katësh ndodhet pranë kishës së re orthodokse, ngjitur me njërën prej daljeve të automjeteve në rrugën "Skenderbej"./n.m/
KOMENTE