Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Fmn: Azia Duhet Të Jetë Vigjilente Përballë Turbulencave Të Mundshme Ekonomike
English

Ekon - Fmn: Azia Duhet Të Jetë Vigjilente Përballë Turbulencave Të Mundshme Ekonomike

DAEJON (Kore e Jugut), 12 korrik /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesit e lartë financiarë të Azisë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të presin turbulenca të reja ekonomike, theksoi sot në Seul, drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn. "Përfaqësuesit e lartë financiarë duhet të qëndrojnë vigjilentë përballë turbulencave të reja ekonomike'', deklaroi Strauss-Kahn duke përmendur veçanërisht një mundësi të përhapjes së krizës së borxhit në Evropë. Shefi i FMN-së është shprehur optimist për rritjen ekonomike. "Unë nuk mendoj se do të ketë një ulje tjetër ekonomike. Sipas vlerësimeve tona do të ketë një rimëkëmbje ekonomike'', theksoi ai në një konferencë të organizuar në Daejeon, në Korenë e Jugut. Fondi Monetar Ndërkombëtar hodhi poshtë mundësinë e një recesioni tjetër botëror, pavarësisht turbulencave që po kalon sektori financiar që vazhdon të ketë paqendrueshmëri me rritje të borxhit publik në disa vende. "Rimëkëmbja ekonomike botërore do të vazhdojë, pavarësisht turbulencave financiare që vijnë nga tregjet e borxhit publik, konfirmoi institucioni shumëpalësh në aktualizimin e parashikimeve ekonomike të publikuara në Hong Kong./ /ec/ a.jor.
KOMENTE