English

Ekon - Ndotja Nga Nafta E Gjirit Të Meksikës I Kushton Bp-Së 3,5 Miliardë Dollarë

LONDËR, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Ndotja nga nafta, shkaktuar nga shpërthimi i një platforme në Gjirin e Meksikës i ka kushtuar grupit britanik të naftës BP 3,5 miliardë dollarë, njoftoi sot BP-ja. ''BP ka arritur deri tani të rikuperojë 749 100 fuçi naftë që prej fillimit të rrjedhjes së naftës në fillim të muajit prill'', sipas një komunikate. Grupi theksoi se ''sipas projekteve do të bëhet i mundur rikuperimi i 60 000 deri në 80 000 fuçive naftë në ditë deri në fund të muajit korrik duke pritur përfundimin e dy puseve të shpëtimit që do të mundësojnë normalizimin e ndalimit të kësaj rrjedhjeje''. Rreth 46 000 persona, më shumë se 6 400 anije dhe dhjetra avionë janë angazhuar në luftën kundër ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës'', theksoi BP. Grupi ka marrë 105 000 kërkesa kompensimi dhe ka kryer më shumë se 52 000 pagesa me një shumë prej 165 milionë dollarësh./ /ec/ a.jor.
KOMENTE