English

Gjermani - Një I Vdekur Dhe Mbi 20 Të Plagosur Nga Stuhitë E Forta

BERLIN, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Një person humbi jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur sot në veriperëndim të Gjermanisë nga stuhitë e furishme që goditur rajonet e vendit dhe kanë paralizuar një pjesë të trafikut hekurudhor po ashtu, sipas autoriteteve. Një person 47 vjeç humbi jetën, ndërkohë që një pemë e goditi në Nordhorn, në Saksoninë e Poshtme, po ashtu një vajzë 15 vjeçare u plagos rëndë nga rrëzimi i një peme në Wesel, në Renani-Vestfalinë Veriore, sipas policisë. Qarkullimi i trenave në disa rajone të landet e Renani-Vestfalisë Veriore dhe në Saksoninë e Poshtme u paralizua plotësisht për shkak të stuhive të dendura dhe reshjet e shirave dhe erërat e forta që shkaktuan rrëzimin e shumë pemëve mbi automjete, sipas ekipeve të zjarrfikësve./ /i.p/
KOMENTE