Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi:Japim Shpjegim Për Çdo Qindarkë Të Shpenzuar
English

Kuvendi:Japim Shpjegim Për Çdo Qindarkë Të Shpenzuar

TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë reagoi sot pas deklaratës së deputetes së Partisë Socialiste, Shegushe Ligori, e cila akuzoi kryeparlamentaren Jozefina Topalli se po pasurohet duke përdorur postin. "Administrata e Kuvendit nuk çuditet me halucinacionet e kryetarit të Shegushe Ligorit. Administrata është e hapur t'i japë asaj dhe kujtdo tjetër shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion", thuhet në një njoftim për shtyp nga parlamenti. "Znj. Ligori ende nuk e di se Kryetari i Kuvendit nuk firmos për asnjë lek. Kryetari firmos vetëm ligje, rezoluta, vendime e marrëveshje të miratuara nga seanca plenare. Kryetari i Kuvendit paguhet bazuar në ligj si çdo paraardhës i saj në këtë post. Administrata hedh poshtë me përbuzje si të turpshme e qesharake shpifjet e z.Rama, përmes Shegushe Ligorit", përfundon njoftimi për shtyp i Kuvendit./a.s/s.s./
KOMENTE