Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligjet i kundërvihen Muçmatajt për Gjykatën e Lartë: Ka qenë hetues i komunizmit
English

Ligjet i kundërvihen Muçmatajt për Gjykatën e Lartë: Ka qenë hetues i komunizmit

Tiranë, 12 Korrik, NOA – Kandidati i tretë i propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës së Lartë, Vexhi Muçmataj, ka qenë një hetues i kohës së komunizmit, kohë gjatë së cilës ai ka hetuar edhe vepra me natyrë politike.

Kjo është një nga pikat kryesore të relacionit që deputetët e komisionit parlamentar të Ligjeve kanë shqyrtuar sot lidhur me kritetet dhe kurrikulumin e tij profesional, për të gjykuar më pas nëse ai e meriton apo jo që të zgjidhet në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

I lexuar nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, relacioni u shoqërua me pretendimin se nisur nga fakti i lartpërmendur, Muçmata zotëron një integritet profesional të mangët, e për këtë arsye kandidatura e tij nuk mund të gjejë miratim.

Në këtë mënyrë, ai pritet që të ketë fatin e Sokol Çomos, kandidatit tjetër të propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës së Lartë, i cili u rrëzua në Kuvend nga deputetët e mazhorancës, me të njëjtin argument.

Ligjvënësit e Partisë Demokratike, në fakt, e paralajmëruan këtë qëndrim në seancën dëgjimore që zhvilluan me kandidatin Vexhi Muçmataj, në komisionin parlamentar të Ligjeve, ku ai pranoi publikisht se kishte qenë anëtar i Partisë së Punës.

Ndërkaq, në seancën e fundit plenare, u arrit të miratohej vetëm kandidatura e Medi Bicit për anëtar të Gjykatës së Lartë, ndërsa u rrëzua kandidatura e Sokol Çomos, ku pro tij votuan vetëm 4 deputetët e LSI-së.

n.e/NOA

KOMENTE