English

Oktapodi Paul është italian?! Dëshmia: E kam kapur me duart e mia në Toskanë

Romë, 12 Korrik, NOA – Ai nuk quhet Paul siç u mësuam ta dëgjojmë gjatë gjithë javëve të kampionatit Botëror, por në të vërtetë Paolo dhe kjo, pasi emrin ia ka vënë dikush që e ka kapur në ujërat e Toskanës, në Itali.

I bie në këtë mënyrë që oktapodi më i famshëm në botë, vlerësuar për parashikimet e tij të padiskutueshme në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”, të ketë origjinë italiane, edhe pse mbahet dhe ruhet në Gjermani.

Deklarimi bëhet nga vetë Verena Bartsch, në një intervistë ku pohon se e ka kapur oktapodin Paul me duart e tij, gjatë muajit prill në ujërat e Toskanës, kur ishte katër javë dhe nuk ishte më i gjatë se 10 centimetra.

Bartsch ndërkaq, ka mohuar në këtë mënyrë biografinë zyrtare të dhënë nga akuariumi lidhur me kafshën interesante të detit, e cila pushtoi gjithë kërshërinë e tifozëve në këtë kampionat botëror.

E krijuar nga Pal Veymounth, kjo biografi e nxjerr oktapodin me origjinë nga Anglia dhe me moshë dy vjeç e gjysmë.

Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtin oktapod i cili parashikoi ndeshjet e Evropianit 2008, ndërsa iu shit më pas për 179 €uro akuariumit Oberhausen, ku edhe është trajnuar.

n.e/NOA

KOMENTE