Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
P/Ligji I Shish/Ps:Qeveria Synon Të Vërë Nën Kontroll Institucionet
English

P/Ligji I Shish/Ps:Qeveria Synon Të Vërë Nën Kontroll Institucionet

TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.- Deputeti i Partisë Socialiste , Ilir Gjoni, reagoi sot ndaj futjes për shqyrtim në Kuvend të projektligjit "Për Shërbimin Informativ Shtetëror', duke deklaruar se përmes tij "synohet vënia nën kontroll e institucioneve të shtetit". "P/ligji po tentohet të futet sërish në seancë plenare të 22 korrikut për të realizuar objektivin e qeverisë për të vënë nën kontroll SHISH. Me këtë veprim Sali Berisha mesa duket hakmerret ndaj një raporti realist e të balancuar që drejtori i SHISH bëri para Komisionit të Sigurisë, raport i cili binte ndesh me situatën rozë që mundohet të paraqesë qeveria sa i përket problemeve të sigurisë në vend, kryesisht lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve e korrupsionit", tha në deklaratën e tij deputeti socialist. Disa ndryshime në ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror", të sjella në Kuvend nga qeveria në fillim të këtij viti, synojnë ndër të tjera vendosjen e një mandati 5-vjeçar për Drejtorin e SHISH, ndërkohë që drafti zgjeron kompetencat e kryeministrit, duke sanksionuar njoftimin nga kreu i shërbimit sekret për çdo marrëdhënie me shërbimet e huaja. Pas miratimit në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare në muajin mars, p/ligji nuk arriti të kalojë në parlament pasi shkaktoi reagime tek ndërkombëtarët, të cilët sugjeruan rishikim të tij./a.s/s.s./
KOMENTE