Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Polanski - Zvicra I Thotë Jo Ekstradimit, Lirohet Regjisori
English

Polanski - Zvicra I Thotë Jo Ekstradimit, Lirohet Regjisori

GJENEVË, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Një gjykatë zvicerane vendosi sot kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të regjisorit të njohur Roman Polanski, i cili kërkohet nga drejtësia amerikane për akuza pedofilie. "Pavarësisht shumë konstatimesh nuk është arritur të përjashtohet me bindje të plotë një parregullsi në kërkesën amerikane për ekstradimin e tij", thuhet në një komunikatë të Departamentit zviceran të Drejtësisë dhe Policisë. Regjisori i njohur, 76 vjeç, u ndalua menjëherë pas mbërritjes në Zyrih në shtator të vitit 2009 në bazë të një mandat arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara, me akuzën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një minorene 13 vjeçare në vitin 1977. Polanski arriti të fitonte dënimin me arrest shtëpie në pritje të një vendimi të drejtësisë zvicerane për ekstradimin e tij. Prej 4 dhjetorit ai ndodhet në shtëpinë e tij zvicerane në Gstaad. Drejtësia zvicerane e motivoi vendimin e saj kundër ekstradimit edhe me "situatën e besimit" që ishte krijuar në Zvicër për regjisorin Polanski. "Roman Polanski nuk do të vendoste për të marrë pjesë, në shtator të 2009-ës, në Festivalin e Filmit të Zyrihut nëse nuk do të ishte bindur se udhëtimi i tij nuk do t'i sillte asnjë problem ligjor", thuhet në komunikatë. "Duhet marrë në konsideratë fakti se Roman Polanski, që prej blerjes së rezidencës së tij në vitin 2006 në Gstaad, ka qëndruar rregullisht në Zvicër ndërkohë që autoritetet amerikane nuk kishin paraqitur asnjëherë asnjë kërkesë formale ekstradimi", thuhet më tej në komunikatë. /e.v/
KOMENTE