Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenca Belge Do Të Mbështesë Shqipërinë Në Heqjen E Vizave Dhe Statusin E Vendit Kandidat
English

Presidenca Belge Do Të Mbështesë Shqipërinë Në Heqjen E Vizave Dhe Statusin E Vendit Kandidat

- Thuhet në letrën e urimit të Kryeministrit Berisha drejtuar Kryeministrit belg, Leterme - TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha, në një letër urimi drejtuar Kryeministrit belg, Yves Leterme, me rastin e marrjes nga Belgjika të Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, shpreh bindjen se Belgjika do të mbështesë Shqipërinë për heqjen e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se pasi i shpreh urimet për një Presidencë të suksesshme në realizimin e objektivave të rëndësishëm, Kryeministri Berisha shprehet se, krahas përparësive të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social të BE-së dhe për kapërcimin e situatës së krijuar nga kriza financiare globale, Presidenca belge vijon të mbështesë procesin e zgjerimit të unionit dhe përafrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështet idenë e promovimit të infrastrukturave ndërkufitare. "Duke marrë në konsideratë rëndësinë madhore që këto dy çështje kanë për Shqipërinë dhe shqiptarët, më lejoni, që, në emër të tyre, t'Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë e atë të qeverisë shqiptare, duke Ju siguruar, njëkohësisht, për qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare për progres në rrugën e integrimit, bazuar tërësisht në meritën individuale, si platforma më e mirë për zhvillimin dhe konsolidimin e vendit e të institucioneve të tij demokratike", thuhet në letrën e kryeministrit shqiptar. Shqipëria, vijon ai, "ka bërë përpjekje e progres të vazhdueshëm në reformat e lidhura me integrimin europian, të cilat muajin e shkuar u evidentuan dhe u vlerësuan qartësisht si në Deklaratën e Sarajevës, ashtu edhe nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Parlamentit Europian. Sot vendi im ndodhet përpara ngjarjeve të mëdha në marrëdhëniet e tij me BE-në, si vendimi për liberalizimin e vizave e shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim dhe, eventualisht, marrja e statusit të vendit kandidat". Kryeministri Berisha e mbyll letrën e tij të urimit, duke shprehur bindjen se "Presidenca belge do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë e shqiptarët për realizimin sa më të shpejtë të tyre"/a.s/s.s/
KOMENTE