Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtine - Sejdiu Kerkon Pranim Nderkombetar Dhe Per Sportin Dhe Sportistet Kosovare
English

Prishtine - Sejdiu Kerkon Pranim Nderkombetar Dhe Per Sportin Dhe Sportistet Kosovare

PRISHTINË, 12 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti Fatmir Sejdiu sot në fjalimin vjetor në Kuvend kërkoi pranim ndërkombetar edhe për sportin dhe sportistët e Kosovës. "U bëj edhe një herë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të sportit, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, FIFA-s, UEFA-s dhe gjithë institucioneve të tjera sportive, që t'i pranojnë federatat tona të sportit në kuadër të tyre, në mënyrë që sportistët e Kosovës, të rinjtë e shumtë e të talentuar të vendit tonë, të mos mbeten të getoizuar edhe më tej", tha Sejdiu. Ai shtoi se Kosova ka qenë gjithnjë përplot me sportistë shumë të shkathtë, të cilët kanë arritur rezultatet të admirueshme në arenën ndërkombëtare. "Të tillë ka përplot edhe sot, por atyre u mohohet padrejtësisht e drejta për të konkurruar me të tjerët", tha Sejdiu. "Në Afrikën e Jugut, kombëtarja e Zvicrës pati tre përfaqësues nga Kosova, shumë kombëtare të tjera në të gjithë Evropën kanë në përbërjet e tyre lojtarë të lindur në Kosovë. Por, fatkeqësisht, ata nuk mund të luajnë me fanellën e Kosovës, pasi atdheut të tyre të origjinës nuk i lejohet të jetë pjesë e këtyre garave", tha Sejdiu. "Në shumë takime me liderë dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare kam theksuar se nëse sporti është ambasador i paqes dhe i miqësisë mes popujve, nëse sporti është urë lidhëse e miqësive të reja në mes vendeve, vërtet është shumë johumane që të rinjve të Kosovës t'u mos u lejohet pjesëmarrja në aktivitetet sportive të rangut ndërkombëtar", theksoi ai. /a.ke/
KOMENTE