Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps: Maxhoranca Të Pranojë Ngritjen E Komisionit Hetimor
English

Ps: Maxhoranca Të Pranojë Ngritjen E Komisionit Hetimor

TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.- Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste (PS), Blendi Klosi i bëri sot thirrje kryeministrit Sali Berisha që të angazhohet për të përmbushur detyrat që i ngarkon rezoluta e Parlamentit Europian, e miratuar pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Klosi në emër të PS-së i kërkoi maxhorancës që "të pranojë ngritjen e komisionit të ri hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, të pranojë që opozita ta drejtojë dhe të ketë shumicën në këtë komision, ndërsa mandati i tij të jetë hetimi i materialeve zgjedhore në funksion të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit". Sekretari socialist "i kërkoi kryeministrit Berisha t'a harrojë djegien e fletëve të votimit dhe çdo lloj pengese për të penguar punën e këtij komisioni, sepse kjo do të shënonte ndarjen përfundimtare më këtë parlament e me këtë qeveri". Gjithashtu sot, në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së Shega Ligori akuzoi kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se po pasurohet duke përdorur postin e saj publik. "Kryetarja e Kuvendit abuzon e mashtron me financat publike, për të përfituar ca para më tepër, pavarësisht se rroga e saj është ndër më të lartat në këtë vend", tha Ligori. /a.s//n.m/
KOMENTE