Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia Dhe Turqia Nënshkruajnë Marrëveshjen Për Ndërtimin E Autostradës Beograd-Mali I Zi
English

Serbia Dhe Turqia Nënshkruajnë Marrëveshjen Për Ndërtimin E Autostradës Beograd-Mali I Zi

BEOGRAD, 12 korrik /ATSH-AFP/ - Serbia dhe Turqia nënshkruan, me rastin e një vizite në Beograd të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, një marrëveshje në kuadër të ndërtimit nga kompanitë turke të një autostrade që do të lidhë Beogradin me Malin e Zi, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, Beta. Marrëveshja që u nënshkrua nga shefi i diplomacisë turke dhe ministrja serbe e Planit të Investimit Kombëtar, Verica Kalanovic, mundëson pjesëmarrjen e kompanive turke në ndërtimin e kësaj autostrade që do të lidhë Serbinë me Malin e Zi. Disa ditë më parë, Davutoglu nënshkroi me homologun serb, Vuk Jeremic një marrëveshje për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e dy vendeve. Erdogan dhe homologu serb Mirko Cvetkoviç konstatuan nevojën për vazhdimin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE