Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i FMN, Gerwin Bell: Rritja ekonomike prej 2-3 %, tregues i mirë
English

Shefi i FMN, Gerwin Bell: Rritja ekonomike prej 2-3 %, tregues i mirë

Tiranë, 12 Korrik, NOA – Rritja ekonomike prej 2-3 % nuk është aspak një performancë e keqe nëse shihen sfidat në botë apo krahasuar me vendet e tjera në Europë.

Kështu është shprehur gjatë një interviste për “Top Channel”, shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Geruin Bell.

Z.Bell, duke qenë se ka kaluar gjysma e parë e vitit, si e shikoni gjendjen e ekonomisë shqiptare?

Deri tani mjaft mirë. Ne jemi ne fakt të habitur nga rezistenca e fortë që e kemi parë deri tani, një ecuri që e kemi parë edhe në disa nga vendet më të përparuara, ku parashikimet tona janë tejkaluar nga ecuria e tremujorit të parë. Ajo që shohim më së shumti janë eksporte më të mira dhe shitjet me pakicë dhe konsumi që mbahen mirë. Ne gjithashtu shohim një rikthim dhe forcim të besimit në sektorin financiar.

Cili është parashikimi më i fundit për rritjen ekonomike të 2010?

Deri tani parashikimi është në nivelin 2-3%. Kur erdhëm këtu mendonim se ishte më afër 2%, tani mendojmë se do të jetë më afër 3%. Pra jemi në një interval që pak a shumë përfaqëson një lloj konsensusi midis atyre që bëjnë vlerësime ekonomike për Shqipërinë. Ky (nivel rritjeje) vjen pas një niveli rritje 3.3% në vitin e kaluar, pra nuk është aspak një performancë e keqe nëse shihen sfidat në botë apo krahasuar me vendet e tjera në Europë.

Prej dy vitesh, borxhi publik ka ardhur në rritje dhe ka patur shqetësime lidhur me këtë. Mendoni se ky është bërë një kërcënim për ekonominë?

Mendoj se të gjithë biem dakord që borxhi është i lartë dhe duhet të ulët. Kjo është dhe detyra që ka ndërmarrë Ministri i Financave me rishikimin e mes-vitit të buxhetit. Çështja me borxhin është se ka një histori të gjatë dhe nuk mund ta ulësh borxhin nga 59% (e GDP-së) në 50% brenda ditës. E rëndësishme është që të sjellësh borxhin në një tendencë rënëse përsëri. Ky është qëllimi i ministrisë në rishikimin e mes-vitit të buxhetit dhe ne e mbështesim plotësisht këtë.

Shikoni rreziqe në buxhet?

Buxheti origjinal mendoj se tani të gjithë biem dakord se bazohej mbi parashikime tepër optimiste për rritjen. Por ajo që shohin është se herët në kohë janë kuptuar rreziqet dhe nje ka ulje ne buxhet. E rëndësishme është që të mbahet një mendje e hapur edhe pas rishikimit të buxhetit dhe të reagohet përsëri nëse rreziqe të tjera materializohen.

Duke qene se kemi një mjedis global jo të qëndrueshëm dhe se eurozona po kalon një moment të paqartë, cilat mund të jenë rrisqet në të ardhmen ne ekonominë shqiptare? Keni shumë të drejtë që i referoheni rreziqeve që vijnë nga mjedisi i jashtëm. Është akoma e vështirë. Ka akoma një recesion ekonomik botëror pas krizës së 2008 dhe akoma nuk e kemi kaluar këtë. Dhe kjo shihet në disa fusha. Mund të shihet në pasiguritë në tregun bankar europian; mund ta shihni në perspektivën e paqartë të rritjes në disa prej partnerëve tuaj kryesorë tregtarë, mund ta shihni dhe ne vështirësitë që kanë qeveritë për të financuar borxhet e tyre, përfshirë këtu edhe ato te vendeve europiane. Ka rreziqe të rëndësishme në mjedisin e jashtëm dhe do të jetë një sfidë për Shqipërinë të përballet me to. Unë ju thashë se Shqipëria nuk është një ekonomi në krizë, se Shqipëria ia ka dalë mirë deri më tani, por është e rëndësishme të kuptohet se ka akoma rreziqe. Deri tani Shqipëria ia ja ka dalë mirë në përballjen me këto rreziqe. Por mund t’ju them se ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Ne ofrojmë, asistence teknike, diskutime por nëse duhet të bëjmë më shumë ne patjetër jemi gati të ndihmojmë. Shqipëria përballet me mjaft rreziqe, por Shqipëria ka shumë miq dhe politika të forta.

Cilat janë rekomandimet tuaja?

Rekomandimet janë ato që kemi thënë prej kohësh. Ulni deficitin buxhetor, sillni broxhin në një trend rënës, ato që Ministri po i bën. Ruajtja e stabilitetit financiar që po behet përditë në sistemin financiar.

Mbajtja e një mjedisi ekonomik të lirë dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Këto janë gjera afatgjata dhe mendoj se autoritetet kane një ecuri të mirë në këto.

Mendoni se rishikimi i buxhetit do të mjaftojë për të ribalancuar financat publike?

Eshtë një hap në drejtimin e duhur. A është kjo e mjaftueshme? Varet nga cili është parashikimi për rritjen ekonomike këtë vit. Nëse me pyesni mua, sinqerisht do t’ju thoja se do të beja më shumë. Por unë nuk kam sferën e kristalit dhe njerëzit na kujtojnë shpesh se ne ishim tepër pesimistë në parashikim tonë për rritjen ekonomike vitin e kaluar. Në rast se rezultojmë pesimistë edhe me parashikimin e këtij viti, mbase nuk po ju jap këshillën e duhur. Por gjëja e rëndësishme është një hap në drejtimin e duhur dhe lejon krijimin e amortizatorëve në buxhet dhe kjo gjë po bëhet.

NOA

KOMENTE