English

Sport-Botëror/ Joseph Blater, "Botërori Afrikan, I Veçantë"

TIRANË, 12 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ . - Presidenti i FIFA-s, Joseph Blater, ka hedhur poshtë të gjitha kritikat për organizimin e Kupës së Botës 2010, duke u shprehur shumë i kënaqur për organizmin dhe e cilësoi kompeticionin afrikan si të sukseshëm. "Çdo Kupë Bote ka veçantinë që vjen nga tradita e vendit. Botërori afrikan ka pasur veçantitë e tij, pasi është zhvilluar në një kontinent të varfër dhe shumë dashamirës ndaj futbollit", u shpreh numri një i FIFA-s. Blater e ka komentuar si shumë të suksesshëm arritjen e një shikueshmërie rekord në këtë botëror, më e larta e të gjitha kohërave. Kreu i FIFA-s iu përgjigj skeptikëve se nëse botërori do të kishte mangësi, siç pretendohet, nuk do të arrinte të krijonte një audiencë në përmasa të tilla. Në fund, numri një i futbollit botëror këshilloi Brazilin që të përfitojë nga eksperienca afrikane, në mënyrë që pas katër vitesh të zhvillojë një botëror akoma më të bukur. /a.ke/
KOMENTE