Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Dossier/ Kf Tirana , Legjenda Bardheblu E Futbollit Shqiptar
English

Sport-Dossier/ "Kf Tirana", Legjenda Bardheblu E Futbollit Shqiptar

TIRANË, 12 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ . - Klubi i futbollit Tirana është një nga më të vjetrit dhe më të sukseshmit në Shqipëri. 24 herë fituese e kampionatit kombëtar, 13 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, 8 herë fituese e Superkupës së Shqiperisë, janë shifrat që bëjnë Tiranën klubin me më shumë trofe në vendin tonë. - Lindja 16 Gushti 1920 do të shënonte një pikë kulmore në historinë e futbollit shqiptar. Pas skuadrës 'Bashkimi Shkodran' lindi skuadra e dytë në Shqipëri, që u quajt fillimisht 'Shoqëria Agimi'. Kjo shoqëri e mori emrin prej disa atdhetaresh dhe dashamirësish të futbollit që banonin e mblidheshin së bashku pranë pallateve Agimi. Këta njerëz zgjodhën dhe ratifikuan një Këshill Drejtues pikërisht më 1925, po me këtë emër. Do të ishte 2 vjet më vonë koha që kjo 'shoqëri' të bëhej 'Futboll klub Tirana' (KF Tirana). Në vitet e para pas krijimit KF Tirana ka zhvilluar pak takime jozyrtare kombëtare apo ndërkombëtare. Kështu, ndeshja e parë në rang kombëtar do të mbante datën tetor 1920 dhe do të luhej në Fushën e Shallvareve kundër 'Juventusit' Shkodër, një seleksionim i 'Bashkimit Shkodran'. Po keshtu, vite më pas u luajt dhe ndeshja e parë ne rang ndërkombëtar, ku KF Tirana pati kundershtar 'Crnagorën' e Malit të Zi, të cilen bardheblutë e fituan 1-0. - Vitet e para 6 Prilli 1930 do të shënonte një tjetër eveniment historik, kampionatin e I-rë kombetar, e para veprimtari zyrtare në Shqipëri, ku morën pjesë 6 skuadra, mes tyre dhe KF Tirana. Pas një rivaliteti të forte me 'Bashkimin Shkodran' dhe 'Skënderbeun' e Korçës', KF Tirana do ta fitonte këtë kampionat duke treguar punën serioze të bërë në vite. Po kështu, bardheblutë, me talentet e mëdha të asaj kohe (kujtojmë këtu S.Frasheri, A.Zajmi, H.Fortuzi, S.Stermasi, I.Gjinali, A.Koja, P.Dibra, etj) do të dominonte edhe në vitet e mëpasme duke humbur vetëm 1 kampionat (1933) të fituar nga Skënderbeu i Korçës. - Kampionatet e Luftes (1939-1942) 1 korriku 1939 do të hynte në histori si dita e nisjes së kampionateve kombëtare të Luftës. Përgjatë viteve 1939, 1940 dhe 1942 në Shqipëri do të luheshin 3 kampionate futbolli.Vlen të veçohet kampionati mbarëkombëtar i vitit 1942, ku morën pjesë dhe ekipe nga Kosova. Në shkrimet e tyre, gazetarët e nderuar Dr.Besnik Dizdari, Dr.Giovanni Armillotta dhe Dr.Giovanni Nappi, do të insistonin vazhdimisht në publikimin e historisë së mohuar për vite me radhë. Atë periudhe ku u dhane 3 trofe kampionësh, atë histori ku për të parën e të vetmin rast, njëri kampionat u luajt me pjesëmarrjen masive të klubeve nga të gjitha trevat shqiptare. Të tre këto kampionate jane ende të pazyrtarizuara nga FSHF! - Paslufta dhe vitet '65-'70 Fillimisht KF Tirana së bashku me KS Vllaznia, KS Flamurtari e klube të tjera zhvilluan kampionate mjaft cilësore e me rivalitet, të paktën për 2 vitet e parë të pasluftës, ku nuk duhet lënë mënjane fitorja me meritë e 2 titujve rresht nga ekipi shkodran. Që nga viti 1946 e tutje, evenimenti kryesor për tu përmendur ishte se klubit 'KF Tirana' do t'i ndryshohej emri nga sistemi i atëhershëm në 'Puna e Tiranës' e më vonë në '17 Nentori'. - Vitet '80 Që nga periudha 1970 deri në 1989 në Shqiperi filluan të ndryshojnë shumë gjëra.Vlerat e klubeve kryeqytetase filluan të zbehen dhe skuadrat filluan të balancohen me njëra-tjetrën duke dhëne më shumë rivalitet, cilësi e emocione në stadiume. Kështu, filloi të ketë kampionate më të forta e interesante dhe një shpërndarje më konstante në fitimin e titujve kampione. Gjithsesi, nga viti 1980 deri ne 1989 KF Tirana tregoi supremaci në futbollin shqiptar, duke koleksionuar edhe 4 tituj kampion, 2 nënkampion si dhe 3 Kupa. Po ashtu, u pa dhe një rritje edhe në arenën ndërkombëtare, ku pas disa suksesesh me radhë, Tirana, së bashku me Flamurtarin e Vlorës, i dhanë emër futbollit shqiptar në Europë. - KF Tirana sot Viti 1990, që shenoi fillimin e ndryshimeve demokratike në Shqipëri, solli dhe ndryshimet e veta në futboll. Ngjarje e shënuar ishte se "17 Nentori" mori emrin e saj origjinal e tradicional, "KF Tirana". Por, ndryshe nga vitet 80', ku çdo sukses arrihej me lojtarët nga qyteti i Tiranës, pas vitit 1990 KF Tirana hyri në një etapë tjetër ndryshimesh. Futbolli yne u kthye në biznes dhe filloi t'i afrohej futbollit profesionist. Pra, sikur në të gjitha klubet e tjera, u blenë e shiten një grup i madh lojtarësh cilësorë, u emëruan presidente klubesh, edhe KF Tirana u prek nga kjo frymë. Klubi tashmë ishte heterogjen. KF Tirana pati pikërisht meritën se krijoi një ansambël me frymë profesioniste, me një financim model, me një organizim të shkëlqyer dhe lojtarë të afirmuar, të përshtatur me njëri - tjetrin. Kjo bëri dhe diferencen nga qëndrueshmëria e bërthamës së ekipit që solli epërsi krahasuar me klubet e tjera që rrjedhimisht çoi në fitimin e shumë trofeve e rritjen e famës se klubit, duke e krahasuar me rivalet për të njëjtën periudhë kohore. KF Tirana që nga viti 1993 e deri më sot e ka dominuar futbollin shqiptar. Bardheblutë kane luftuar për trofe pothuajse çdo sezon, duke fituar plot 10 tituj kampion, 6 Kupa dhe 8 Superkupa. Gjithashtu, KF Tirana është e vetmja skuadër që ka luajtur rregullisht në Europë e ka kaluar pothuajse rregullisht ture europiane. I fundit kualifikimi për në turin e dytë të Europa League ndaj hungarezëve të ZTE. - "Libri i Artë" i trofeve madhore kombëtare : - 24 here fitues i Kampionatit Kombetar (sot Liga Superiore) (Rekord ne Shqiperi ) Përgjatë sezoneve të mëposhtme: 1930, 31, 32, 34, 36, 37, 64/65, 65/66, 68, 69/70, 81/82, 84/85, 87/88, 88/89, 94/95, 95/96, 96/97, 98/99, 99/2000, 2002/03, 2003/04, 2004/05, 2006/07, 2008/09 - 13 here fitues i Kupës së Shqipërisë (pozicionohet i dyti ne"Librin e Arte") Përgjatë sezoneve të mëposhtme: 1938, 63, 76, 77, 83, 84, 86, 94, 96, 99, 2001, 2002, 2006 "Libri i Artë" i emrave të shquar të KF Tirana në histori : Selman Sermasi Enver Shehu Riza Lushta Shyqyri Rreli Sllave Llambi Perikli Dhales Naim Kryeziu Sulejman Mema Petrit Dibra Adem Karapici Myslim Alla Irfan Gjinali Avni Zajmi Jonuz Tafaj Skënder Halili Vasfi Biçaku Ali Mema Xhavit Demneri Fatmir Frashëri Pal Mirashi Shkelqim Muça Agustin Kola Arben Minga Krenar Alimehmeti Mirel Josa Niko Xhaçka Bahri Ishka Indrit Fortuzi /a.ke/
KOMENTE