Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Rendi Në 48 Orë
English

Tiranë, Rendi Në 48 Orë

TIRANË, 12 Korrik /ATSH / - Në Tiranë gjatë 48 orëve të fundit nën akuzën e veprave penale në prangat e policisë së kryeqytetit kanë përfunduar 5 shtetas të akuzuar për "vjedhje", ndërsa për armëmbajtje pa leje u arrestua në kushtet e flagrancës Klodian Kulla, 23 vjeç. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur të hënën për ATSH-në se, "nën akuzën e "vjedhjes së një magazine", në prangat e Policisë së Tiranës përfunduan shtetasit Zef Nikolli dhe Shpend Bega, 19 dhe 23 vjeç. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armë të ftohta tip bajonetë dhe materialet e vjedhura, si lavatriçe, frigorifer, pompa lavazhi, etj, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të disa vjedhjeve të tjera, ndodhur në Tiranë, ku dyshohet se këto shtetas tentuan disa herë të vjedhin banesa të ndryshme". Për vjedhjen e një banese në Vorë, Policia arrestoi 18 vjeçarin David Dule, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit, në 3 korrik të këtij viti, ka dhënë vendimin "arrest me burg" për vjedhjen e një hoteli në Golem. Është arrestuar nga blutë e Komisariatit të Policisë së Kavajës 23 vjeçari Jeton Veizi, i dënuar më parë për "vjedhje". Sipas burimeve, ndaj tij, Gjykata e Kavajës dha në maj 2001 masën e sigurimit "arrest në burg", për veprën penale të "vjedhjes". Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme./m.sh//n.m/
KOMENTE