Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi:Integrimi Europian Përparësi Kryesore E Politikës Së Jashtme Shqiptare
English

Topi:Integrimi Europian Përparësi Kryesore E Politikës Së Jashtme Shqiptare

TIRANË, 12 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi konfirmoi sot gjatë një takimi me Ambasadorin e Belgjikës në Tiranë, Marc Michelsen se, integrimi në Bashkimin Evropian i Shqipërisë është përparësi kryesore e politikës së jashtme shqiptare . Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, ambasadori Michelsen, vizitoi sot Tiranën në kuadër të prezantimit të përparësive të qeverisë belge, pas marrjes nga Belgjika të Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian. Ambasadori belg tha se pesë përparësitë kryesore të kësaj Presidence janë dimensionet e zgjerimit, të rritjes ekonomike, të mirëqenies shoqërore, mbrojtjes së mjedisit, konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe zgjidhjes së konflikteve të brendshme. Presidenti Topi, pasi bëri një panoramë të situatës politike në vend, vuri në dukje përkushtimin maksimal të shtetit, institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në përmbushjen e kritereve të kërkuara për procesin e integrimit. "Ne kemi një shtysë të fortë për transformimin e vendit nëpërmjet kryerjes së reformave rrënjësore dhe zbatimit me sukses të tyre", u shpreh Presidenti. Në vijim, z. Topi vlerësoi lart angazhimin e Parlamentit Evropian, i cili aprovoi dy rezolutat për Shqipërinë dhe për Kosovën, si orientuese për suksesin e proceseve të tyre integruese. Edhe në këtë takim, Kreu i Shtetit shprehu qëndrimin se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE u shërben jo vetëm popujve të këtyre vendeve, por edhe misionit të BE-së për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe begatisë në Evropë. Në takim ishte i pranishëm dhe Ambasadori Helmuth Lohan, Shef i zyrës së Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë. /a.s//n.m/
KOMENTE