English

Urgjent – Ndahet nga jeta mjeku popullor, Arqile Boti

PORTRET - KUSH ESHTE ARQILE BOTI Tiranë, 12 Korrik, NOA – Eshtë ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare mjeku popullor, Arqile Boti, i njohur nga të gjithë për përkushtimin e tij ndaj mjekësisë alternative.

Lajmi i sapo konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA, bën me dijeni se mjeku i talentuar ka mbyllur sytë në banesën e tij, ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje gjaku, e cila mesa duket ka qenë shkaku kryesor i largimit të tij nga kjo botë.

I lindur në Bularat të Dropullit të Gjirokastrës, ai ka studiuar në gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë, ndërsa studimet e larta i ka mbaruar për mjekësi në universitetin shtetëror, në degën e mjekësisë së përgjithshme.

Gjatë gjithë kohës së ushtrimit të profesionit, ai ka ditur të ndërthurë me mjeshtëri mjekësinë alternative (popullore) me atë shkencore moderne.

Madje për njohjen mjaft të mirë të kësaj të fundit, ai edhe është vlerësuar me medaljen “Mari Kyri” nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive të Kambrixhit.

Ndërkaq, ai është shpallur edhe si qytetar Nderi Gjirokastrës nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE